Iu vodhën mijëra euro nga pastruesja, arrestohet ish drejtoresha e ministrisë Alda Klosi

0
139

Policia ka arrestuar mbrëmjen e kësaj të premteje Alda Klosin, ish-drejtoreshën e Ministrisë së Turizmit, në banesën e të cilës pastruesja Rozeta vodhi një shumë të konsiderueshme parash prej mijëra eurosh.

 

Policia ka ekzekutuar urdhërin e ndalimit të lëshuar nga Prokuroria.

Izh-zyrtarja Klosi akuzohet për veprën penale të pastrimit të parave dhe produkteve të veprës penale.Ajo është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku do t’i komunikohet akuza dhe arrestimi, më pas sipas protokollit do të transferohet në bllokun e sigurisë deri kur të dalë para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.

 

Alda Klosi është pronarja e banesës, në të cilën sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi grabitën një shumë rreth 120 mijë euro.

 

Vjedhja në banesën e ish-zyrtares së lartë ndodhi më 15 dhjetor të vitit 2022.

 

Pas raportimin në polici të vjedhjes dhe kontrolleve të kryera në banesën e nënë e bir, u gjetën rreth 405 mijë euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat dyshohet gjithashtu se janë vjedhur nga pastruesja Rozeta Dobi.

 

Ka qenë vetë Klosi ajo që ka bërë denoncimin në polici, teksa ka pretenduar se paratë ishin të një personi të afërt të saj i cili do të kurohej për një sëmundje të rëndë.

 

Vjedhja e banesës është kryer me çelësin që ka pasur pastruesja e shtëpisë, e cila ka shfrytëzuar momentin kur në banesë nuk ka pasur njeri. Ajo së bashku me të birin pasi kanë vjedhur shumën e parave kanë bërë rrëmujë në dhomën e gjumit për të humbur gjurmët.

 

E gjitha u bë me qëllimin e inskenimit të një skeme sikur banesa kishte rënë pre e grabitjes nga autorë të tjerë.

 

Ende nuk është arritur të provohet se kujt i përket shuma prej 405 mijë euro dhe 8500 dollarë të cilat u gjetën në tubin e aspirimit në banesën e sanitares Dobi.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here