Balliu: Shkrimi i New York Times vërtetoi akuzat e opozitës, Rama i përfshirë në një skandal global

0
141

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu tha se gazeta më e madhe në SHBA, nën titullin; ‘Si agjenti shiti shërbimet e tij jashtë shtetit’, shkruante se Mcgonigal punoi për llogari të Ramës.

Baliu është shprehur se, shkrimi i New York Times ka vërtetuar të gjitha akuzat që opozita ka disa ditë që po i ngre në këtë aferë skandaloze me zyrtarin e lartë të FBI-së, që ka përfshirë kryeministrin Rama.

“Atë që ka opozita kohë që flet së bashku me kryetarin e saj, ai shkrim është surprizë për mosbesuesit ndërsa për opozitën nuk ka asgjë të re. Edi Rama është i përfshirë në një skandal global, ku në të cilën ai ka dhënë para. Në këtë skandal ka marrë pjesë në korrupsion, i është bashkuar armiqve të SHBA-së në një afere, e cila ka pasur si qëllim shkatërrimin e pluralizmit në Shqipëri.

Një shtet është në demokracinë në qoftëse ka opozitë, nëse e vret atë nuk kemi më demokraci. New York Times nxjerr në pah detajet e të gjithë kësaj afere skandaloze, globale që tregon se nuk ka asnjë cipë tupi dhe morali, me një qëllim të vetëm që është vjedhja, abuzimi dhe korruptimi.

Falë shkrimit që ka bërë New York Time për çdo qytetar shqiptar e ka të qartë, ajo që ka rëndësi të kuptohet është se këto para me të cilët Rama bashkëpunon me agjente të dyfishtë rusofilë, nga i gjen.

Këto janë para të inceneratorëve, të koncesioneve, PPP, bandave, drogës dhe parave që pastronte në kullat dhe pallatet e ‘Lali inceneratorëve’ që janë mbajtur në Surrel.

Kjo është një skemë e pastër korruptive, që në të cilën kanë dorë individët e qeverisë. Ata që janë në pushtet nuk përfaqësojnë asgjë me socialistët e thjesht, pasi të vetmen lidhje kanë dashurinë për të vjedhur dhe korruptuar. Nuk ekziston në asnjë vend të botës ku merren 80 mijë euro për një investim që nuk ekziston, si inceneratorët.

Këtu është vënë në pasiguri marrëdhënia jonë me SHBA-në dhe aleatin tonë më të madh historik, është tradhtuar dhe shkelur ligji, se kryeministri duhet të njoftonte SHBA në, se për çfarë po vjen zyrtari i lartë i FBI në Shqipëri, tha se janë takime pune, ndërsa kur ka takime pune bëhet publike dhe ka përfaqësuesish të ambasadës amerikane. Rama, punë quan vjedhjen dhe korruptimin dhe jo punët e shqiptarëve. Ne media thotë po luftojmë korrupsionin ndërkohë korrupton vetë dhe 80 mijë euro në ditë paguhen për diçka që nuk ekziston.

Rama ishte gati të shkonte dhe në Mars, vetëm që mos të dilte përballë Berishës, ai nuk ka kurajo që të shkonte në debat në parlament.”, tha ai per syritv

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here