“Nëse KQZ nuk regjistron PD-në në zgjedhje, atentat ndaj demokracisë”

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja në një intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi foli lidhur me situatën në të cilën gfjendet PD.

Kalaja tha se “Gjyakata e Tiranës në kundërshtim me dispozitat ligjore por nën urdhërat e pushtetit ka pranuar si ankimues një persona i cili nuk ka tagër të bëjë ankim sa kohë nuk ka qenë pjesë e apelit”.

Ajo tregoi disa fakte që sipas saj janë “referim që PD të rregjistrohet në zgjedhjet e 14 majit të vitit 2023”.

Adriana Kalaja: Në momentin që Voltana Ademi ka hapur një proces kushtetues  për zgjedhjet e vitit 2019, një pikë ishte dhe shpallja antikushtetuese e partisë Bindja Demokratike dhe gjykata është shprehur se rregjistrimi Bindja Demokratike është në referim të dispozitave ligjore. Këto janë fakte për referim që PD të rregjistrohet në zgjedhjet e 14 majit të vitit 2023. Nga ana tjetër ka dhe dy element të rëndësishëm si autorizimi i përdoruar nga grupimi AliBasha, ka pasur tagra. Në regjistrin e partive politke nuk ka dokumnet zyrtar dhe thotë që tagrat që ka AliBasha nuk janë të rregjistruara në rregjistrin e partive politike. Tani zoti Berisha trumpetohet se nuk është rregjistruar vendimi i gjyqtarit Zhuki, po dorëheqja e zotit Lulëzim Basha pse nuk është rregjistruarar?  Nga ana tjetër Bardhi emëron zotin Alibeaj për komanduar PD. Gjyakata e Tiranës në kundërshtim me dispozitat ligjore por nën urdhërat e pushtetit ka pranuar si ankimues një persona i cili nuk ka tagër të bëjë ankim sa kohë nuk ka qenë pjesë e apelit. Sot ne akoma diskutojmë nëse ka dalë vendimi për vulën.

A mund të kërkoni proces të përshpejtuar duke qenë se po vijnë zgjedhjet?

Adriana Kalaja: Ligji e pranon sepse KLGJ kur ka bërë një ndarje të çështjeve që duhet të gjykohen jashtë afatit ka thënë dhe gjykime që për arsye objektive duhet të dalin në nëj afat të pranueshëm. Jo vetëm se jam pjesë e PD por dhe si qytetare mendoj se do të jetë atentati më i madh nëse KQZ do të vendosi mosrregjistrimin e PD në zgjedhje sepse atë që Edi Rama e bëri në bashkëpunim me Bashën në 2019 nuk besoj se do të bëjë një gafë aq të rëndë KQZ.

“Nëse KQZ nuk regjistron PD-në në zgjedhje, atentat ndaj demokracisë”

Balliu: Shkrimi i New York Times vërtetoi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko