Aksidenti në Tiranë/ Viktima djali i Kudret Saliajt, babain ia vrau gjyshi, nëna vuan dënimin në burg

0
116

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Tiranë. Viktima është djali i Kudret Saliajt, i cili u vra nga ish vjehrri i tij gjatë kohës që ishte në proces divorci me të shoqen.

Ndërkohë që nëna e viktimës, Dhurata Saliaj ndodhet në burg pasi akuzohet se në bashkëpunim me babanë e saj vranë Kudret Saliajn.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se të riun 17-vjeçar, Enjon Saliaj e ka përplasur makina mbrëmjen e të enjtes, rreth orës 11:00 në zonën e Kinostudios dhe shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e braktisur dhe automjetin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here