Shehu akuza qeverisë: E ka renditur Shqipërinë në listën e vendeve afrikane…

0
160

Ish-deputeti i PD-së, njëkohësisht mjeku Tritan Shehu, në një lidhje live për Ora News akuzoi qeverinë që e ka renditur Shqipërinë në listën e vendeve afrikane për të marrë vaksinën anti-Covid. Shehu tha se me Shqipërinë pjesë të agjencisë Covax mund të vaksinohet vetëm 20 % e popullsisë deri në fund të 2021. “Qeveria shqiptare nuk ka kontraktuar me kompaninë prodhuese, as me BE, as me organizma botërore siç është Banka Botërore ,siç ka bërë Kosova që ka marrë kredi dhe i kërkon BB qe të sigurojë vaksinën njësoj si vendet e tjera të zhvilluara. Kurse Shqipëria na ka futur në një kategori që është për vendet e prapambetura. Covax është një agjenci që ka lidhje me OBSH e cila është në favor për vendet e pa zhvilluara. Janë të gjitha vendet afrikane dhe vendet e pazhvilluara. Por Covax merr përsipër vetëm për 20 % të popullsisë deri në fund të 2021. Shqipëria futet në grupim e vendeve afrikane dhe kjo është shumë e rëndë”,- tha ish-deputeti i PD.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here