Nuk shkoi në Parlament të përballej për çështjen McGonigal, Rama: Ata nuk i meritojnë më përgjigjet e mia

0
95

Kryeministri Edi Rama ka treguar arsye përse nuk shkoi ditën e sotme parlament për të zhvilluar interpelancën e kërkuar nga PD për çështjen “McGonigal”.

Kreu i qeverisë thotë se opozita nuk meriton asnjë përgjigje nga ai dhe se nuk do  që të kontribuojë në neverinë e debateve politike te qytetarët.

Rama: Ata nuk meritojnë asnjë përgjigje nga unë, ata nuk i meritojnë më përgjigjet e mia. Unë jam shumë i keqardhur që duke qenë shumë i disponueshëm për të qenë i përfshirë për të dhënë përgjigje për të bërë debat, por për fat të keq kam rënë jo njëherë po shpesh herë në  nivelin e tyre dhe me këtë rast jam bërë dhe unë kontributor për neveritjen dhe helmimin e njerëzve për debatin politik. Nga unë kanë marrë gjithçka që mund të merrnin dhe nuk kam më asnjë për ata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here