Skandali i ish zyrtarit të lartë të FBI-së me Ramën, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Mocion me debat dhe pa limit kohor

0
132

Partia Demokratike kërkon sërish ndryshimin e rendit të ditës të seancës parlamentare.

12 deputetë demokratë, kanë nënshkruar kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës për seancën e të enjtes, me qëllim për të diskutuar për skandalin e përfshirjes së Edi Ramës në korruptimin e shefit të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, për të luftuar opozitën në Shqipëri.

Deputetët kërkojnë një mocion debat në lidhje me skandalin e përfshirjes së Edi Ramës në dosjen amerikane të Charles McGonigal.

Deputetët kërkojnë që të mos ketë limite kohore në diskutim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here