Brahaj zbardh prapaskenat: Skandalet zotërues Rus të sanksionuar nga SHBA-të

0
282
Nga Aranita Brahaj
Oleg Deripaska pjesë e skandalit me hetim dhe arrestim të ish zyrtarit të FBI, dhe i sanksionuar si oligark Rus ka zotëruar 25.9% të aksioneve të një kompanie të rëndësishme në Infrastrukturë në Shqipëri.
Kjo kompani ka rënë në duar e Deripaskës përmes zotërimit nga një shoqëri e regjistruar në Austri pjesërisht (për 51% aksione ne 2016) dhe plotësisht në 2020.
Gjatë kësaj periudhe shoqëria ka rritur kapitalin dhe fitimet e saj edhe përmes Koncesione PPP, Pagesa Thesari dhe Kontrata Publike me institucionet Shqiptare.
Konkretisht shoqëria ka zotërim për 23% të aksioneve tek një koncesion Hidro Energjetim me Objekt 4 HEC-e Ndërtim, operim, transferim i Hidrocentraleve mbi lumin Shushicë (HEC Drashovicë, HEC Kote, HEC Gjorm dhe HEC Brataj)
https://opencorporates.al/sq/nuis/L71729019M Kontrata koncesionare është 14.09. 2017.
Kompania ku ka zotëruar oligarku rus, ka fituar me Vendim të Komitetit të Investimeve Strategjike të drejtën të jetë bashkëpunuesi i kompanisë Investitor Strategjik konkretisht: I. Sipas Vendimit NR 6/4, DATË 19/04/2018 te Komitetit te Investimeve Strategjike, u miratua statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e asistuar” për projektin e investimit me potencial strategjik “Ngritja e plantacionit me shegë, goji berry, avokado dhe finger lime në zonën e Karavastasë, Bashkia Divjakë”, me kusht që subjekti investues të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet 2 shoqërisë Agro Iliria Group shpk NUIS/NIPT L51320033L dhe shoqërisë Trema Engineering 2 shpk NUIS/NIPT K21401004R e tipit (joint – venture).
Projekti synon realizimin e plantacionit me shegë, goji berry, avokado dhe finger lime në një sipërfaqe prej përafërsisht 800 ha, në fshatin Karavasta, Njësia Administrative Remas, Bashkia Divjakë. edhe një pozicion të veçantë si bashkëinvestitor strategjik. 800 ha toka në brigje deti.
Zhvillimet për shoqërinë përshkallëzohen me tenderime publike.
Në 2018 fiton tender me shoqërinë publike Albacontroll sha (ish A.N.T.A) https://openprocurement.al/…/corp…/J62904264O-K21401004R
dhe tre kontrata të tjera me Fondin shqiptar të Zhvillimit ku një nga kontratat është pjesë e Programit të Rindërtimit pas Tërmetit https://openprocurement.al/…/list/corporate_id/K21401004R
Pasaporta e shoqërisë ku listohet historiku i zotërimit dhe pagesa thesari https://opencorporates.al/sq/nipt/k21401004r
Në janar 2023 ekstrakti i pronarit përfitues nuk reklamon si zotërues me më shumë se 25% te aksioneve. Ekstrakti nuk jep informacion për pozicionin e tij si ish zotërues
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here