Zgjedhjet në Korçë Pjesëmarrja në votime 40%, detajet e ditës zgjedhore dhe rezultatet e para

0
68

Gëzim Saliu

Kutia ku votoi kandidati i së majtës Filo bllokohet për mospërputhje kodesh

 

votimeKorça ka mbyllur dje procesin e votimit për zgjedhjen e Kreut te Bashkisë së këtij qytetit dhe për komunën Karbunare. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve qendrat e votimit ne Korçe janë mbyllur me 30 minuta vonesë sepse ka patur qytetare ne radhe për te hedhur votën e tyre. Për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë së Korçës kanë votuar 30,92% të votuesve dhe për zgjedhjen e Kryetarit të Komunës së Karbunarës kanë votuar 51,14% e votuesve. Duke marrë në krahasim me zgjedhjet e kaluara lokale, pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë më e ulët. Në këtë ditë votimi, e cila thuajse ka kaluar pa probleme, nuk kanë munguar edhe akuzat mes palëve politike në vend. PD ka akuzuar kandidatin e PS-së, Sotiraq Filo se ka shkelur rëndë Kodin Zgjedhor duke u bërë presion votuesve.  Ndërkohë që edhe gjatë procesit të numërimit të votave janë vënë re parregullsi, pasi kutia ku kandidati i PS-LSI, Sotiraq Filo kishte hedhur votën nuk u mor në dorëzim nga KZAZ, pasi ka mospërputhje të kodit të kutisë me kodin e procesverbalit. Ky problem ka shkaktuar bllokimin e procesit të dorëzimit të kësaj kutie pasi KZAZ nuk kishte kompetenca për ta quajtur të vlefshme ose jo këtë kuti votimi.

Zgjedhjet

Pas një muaji fushate elektorale, Korça votoi dje për kreun e ri të bashkisë, pas dorëheqjes së Niko Peleshit i cili u përfshi në kabinetin e qeverisë Rama, si zv/kryeministër. Nga 71. 750 votues të cilët u thirrën në votime, vetëm 30.92 % e tyre morën pjesë. Votimet u hapën në orën 07:00 të ditës së djeshme në 101 qendra votimi  dhe u mbyllën në 18:30. Pas mbylljes së procesit të votimit, të gjitha kutitë janë transportua në KZAZ-në nr.71 në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë, ku do të kryhet dhe procesi i numërimit të votave. Pavarësisht fakti se thuajse i gjithë procesi i votimit ka kaluar pa shumë probleme, nuk kanë munguar akuzat mes mazhorancës dhe opozitës. Shtabi elektoral i Partisë Demokratike në Korçë ka akuzuar kandidatin e PS-së, Sotiraq Filo se ka shkelur rëndë Kodin Zgjedhor duke u bërë presion votuesve.  “Administrata e Bashkisë iu bën presion votuesve në shkollën ‘Raqi Qirinxhi’”, thuhej në deklaratën e shtabit. Nga ana e tij, kandidati i majtë Sotiraq Filo ka hedhur poshtë deklaratat e shtabit elektoral të PD-së në Korçë. “Këto zgjedhje janë të rëndësishme ndaj ftoj qytetarët të votojnë masivisht” , pohoi Filo. Më parë gjatë mesditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shprehu shqetësimin në lidhje me mosrespektimin e kuadrit ligjor dhe shkeljen e afateve ligjore të propozimeve për anëtarëve të GNV-ve pranë KZAZ-së nr. 71, qarku Korçë, nga subjektet politike që gëzojnë të drejtën dhe kanë detyrimin ndaj këtij procesi. Ndërkohë pas dërgimit të të gjitha kutive në qendrën e numërimit, nuk kanë munguar problemet. Kështu kutia ku kandidati i PS-LSI, Sotiraq Filo kishte hedhur votën nuk u mor në dorëzim nga KZAZ, pasi ka mospërputhje të kodit të kutisë me kodin e procesverbalit. Ky problem ka shkaktuar bllokimin e procesit të dorëzimit të kësaj kutie pasi KZAZ nuk kishte kompetenca për ta quajtur të vlefshme ose jo këtë kuti votimi.  Pas një bllokimi disa minutësh për shkak të mospërputhjes së kodeve në kutinë e votimit,  ka rinisur procesi i numërimit i cili pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme.

 

Kandidatët

Partia Socialiste kandidoi në zgjedhjet lokale në Korçë me Sotiraq Filon, me profesion inxhinier elektirik i cili prej vitit 2007, i cili mban postin e zv/ kryetarit në bashkinë e  këtij qyteti.

Ndërsa Partia Demokratike kandidoi me Sotiraq Stratobërdhën, ish-deputet në legjislaturën e parë ,me profesion jurist dhe aktualisht mban postin e kancelarit në prokurorinë e rrethit në qytetin juglindor.

 

Rezultatet e para

Në  katër kutitë e para

Sotiraq Filo 316  vota

Sotiraq Stratobërdha 78 vota

Në Komunën e Karbunarës në Fier u mbyll dje numërimi i votave. Sipas numërimit kandidati Bektash Nexha ka marrë 327 vota ndërsa Mynyr Shehu 156 vota.

 

Detaje

71. 750 votues janë në qytetin e Korçës

Në orën 07:00 të ditës së sotme u shënua hapja e të 101 qendrave të votimit ku nga rreth 71 mijë zgjedhës që ishin thirrur për votime, vetëm 30.92 % e tyre morën pjesë

91 nga qendrat e votimit në Korçë janë mbyllur në kohë ndërkohë në 10 prej tyre ka patur 30 minuta vonesë derisa ka votuar edhe qytetari I fundit që ndodhej në qendrën e votimit. KQZ bën me dije se procesi ka qenë i qetë.

Pas mbylljes së procesit të votimit, të gjitha kutitë janë transportuar në KZAZ-në nr.71 në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë, ku kryhet dhe procesi i numërimit të votave.

 

 

Ish-kryeministri

Berisha në një fundjavë në Kepin e Rodonit si familjar dhe politikan

Ish kryeministrit, Sali Berisha ka publikuar dje në faqen e tij në Facebook disa fotografi nga fundjava e tij ku ka vizituar kepin e Rodonit dhe Kishën e Skënderbeut. Por sigurisht mes fotove familjare, nuk kanë munguar edhe fotot e ish-kryeministrit të vendit me dy gishtat lart.  “Të dashur miq, sot kalova një paradite mahnitëse turistike. Vizituam Kepin e Rodonit dhe Kishën e Skënderbeut. Një bizhu e vërtetë ne fondin e trashëgimisë sonë fetare e kulturore ne afresket e te cilës gjendej shqiponja e flamurit te prijësit tone. Rruga është shume e bukur, gjarpëron ne kodra qe valëzojnë piken fundore te Kepit. Ne kilometrin e fundit, ne krahun verior, rreth një kilometër me tej pothuaj ne kepin e Kepit, gjendet kështjella e Skënderbeut me muret rrethuese tashme te mbuluara ne te gjitha anët nga deti por kulla dhe bedenat te ruajtura mire. Kepi ka pritur vizitore te famshëm si Perandorin Maximilian I, por aty kudo me panoramën fantastike sundonte hija e gjithëfuqishme e Skënderbeut!” shkruante Berisha.