Gjosha revoltohet ndaj Ramës: Të bësh show sot me Kosovën, veprimi më i ulët dhe që s’i shkon për shtat Shqipërisë…

0
98

Qëndrim i turpshëm! Kështu e konsideron ish-deputetja dhe ish-ministrja Klajda Gjosha fyerjet dhe sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj liderëve politikë në Kosovë.

Përmes një reagimi në Facebook, Gjosha shprehet se, të bësh show sot me Kosovën është veprimi më i ulët dhe nuk i shkon për shtat Shqipërisë

Reagimi i plotë i Klajda Gjoshës:

I turpshëm qëndrimi i Kryeministrit ndaj Kosovës. Gjuha e arrogancës që kalon përtej kufijve është pasqyra e shëmtuar e lidershipit tonë, është fyese për një shtet të pavaruar si Kosova dhe për gjithë qytetarët Kosovarë.

Bashkëpunimi Ballkanik është i domosdoshëm, por ai duhet të kryhet me transparencë dhe me gjithë përfshirje. Në cdo bashkëpunim është e nevojshme të udhëhiqemi nga interesi kombëtar. Ndaj gjithë kujt nga ne sot i lind pyetja: Cfarë përfitojmë ne nga kjo marrëveshje? Me cfarë konkuron Shqipëria në tregun rajonal? Cilat janë kapacitetet tona? Cilat janë projektet konkrete?

Kryeministri të mos japë vetëm shifra miliarda euro për të marrë vëmendjen e publikut por të analizojë me saktësi përfitimet konkrete për Shqipërinë.

Të bësh show sot me Kosovën është veprimi më i ulët dhe nuk i shkon për shtat Shqipërisë! Edhe nëse Kosova ka rezerva, a është ulur dikush nga qeveria jonë për të diskutuar me ta? Cfarë duhet bërë që Kosova të jetë pjesë e këtij bashkëpunimi?
Ky do të ishte reagimi i një shteti normal!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here