Arrestimi i McGonigal/ Drejtori i FBI: Do hetohet dhe ndëshkohet kushdo që ka shkelur ligjin

0
161

Drejtori i përgjithshëm i FBI, Christopher Wray, u ka shkruar një letër punonjësve të agjencisë ligjzbatuese pas arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal.

Sipas rrjetit amerikan ABC News, në letër thuhet se sjellja kriminale e McGonigal nuk përfaqëson veprimet e pjesës tjetër të Byrosë Federale të Investigimit.

Mesazhi i Wray nuk është bërë publik, por ai thotë se do të hetohet kushdo që shkel ligjin.

‘Mënyra se si ne e ruajmë besimin e popullit amerikan është përmes punës sonë- duke treguar se kur të gjitha faktet dalin në shesh, ne i kemi qëndruar besnik procesit dhe i kemi trajtuar të gjithë në mënyrë të barabartë, edhe kur ai është i yni,’-thuhet në mesazh.

‘FBI do të bëjë përpjekje të mëdha për të hetuar dhe për të mbajtur përgjegjës këdo që shkel ligjin, duke përfshirë edhe kur individi është punonjës i FBI. Ne e mbajmë veten për standardet më të larta dhe fokusi ynë do të mbetet në misionin tonë dhe në realizimin e gjërave të duhura, në mënyrën e duhur, gjithmonë,’ – thekson mesazhi.

ABC News raporton se McGonigal akuzohet për dy çështje penale në Nju Jork dhe në Uashington.

Për çështjen e parë, McGonigal dyshohet se ka marrë pagesa nga oligarku rus Oleg Deripaska për ta hequr atë nga lista e sanksioneve.

Në çështjen e dytë, ai akuzohet se ka marrë pagesa nga një agjent shqiptar, për të hapur një hetim penal për një shtetas të Shteteve të Bashkuara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here