Braimllari: SPAK po vonon procesin e hetimit për incineratorin e Tiranës. Veliaj mashtroi, plehrat vetëm groposen në Sharrë

0
128

Në një intervistë në RTV Ora, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari u shpreh se është e qartë se ka një përpjekje nga SPAK për ta vonuar procesin e hetimit për incineratorin e Tiranës.

Ai tha se nuk ka incinerator, por ekziston vetëm landfilli i Tiranës dhe behën të njëjtat procese si dikur me groposje, vetëm se janë mbjellë disa pemë shtesë.

Braimllari shtoi se Erion Veliaj ka propaganduar se Tirana është më e pastër dhe mbeturinat të selektohen, por ato përfundojnë të gjitha në landfillin e Tiranë të groposura.

 

Braimllari: Situata është më tragjike se duket në landfillit të Sharrës. Erion Veliaj ka propaganduar se Tirana është më e pastër dhe mbeturinat të selektohen. Çfarë u pa nga investigimi ynë është se ka pasur një propagandë dhe një gënjeshtër e madhe, pasi të gjitha mbeturinat përfundojnë të gjithë bashkë në landfillin e Sharrës. Propagandoi edhe kontejnerët teknologjik për ndarjen e plehrave dhe u harxhuan 1 miliardë lekë, por me atë që pamë ne nuk ka një proces të tillë. Kryemadhi ka bërë një investigim shumë serioz dhe mbeturinat nuk ndahet, por groposen.

 

 

Braimllari: Është e qartë se ka një përpjekje nga SPAK për ta vonuar procesin e hetimit për Tiranës, edhe pse ne kemi kërkuar që të thellohet hetimi dhe të zbardhet e vërteta. Ne si PL kemi mbajtur një manifestim në muajin në landfillin e Tiranës, ndërsa Veliaj e godiste fort atë manifestim. Ne treguam se nuk ka incinerator, por ekziston vetëm landfilli i Tiranës dhe behën të njëjtat procesi, vetëm se janë mbjellë disa pemë. Në këtë drejtim janë abuzuar 128 milionë euro me firmën e Veliajt.

Ne e kemi kallëzuar në SPAK, por ai nuk ka një përgjigje për Tiranën. Duke qenë se çështja po vonohet, Kryemadhi ka bërë një investigim disa-mujor dhe duke parë se çfarë ndodh me mbetjet në Tiranë. Veliaj nuk ka grabitur vetëm 128 milionë euro, por ka marrë edhe kompetencat e këshillit bashkiak dhe ka mashtruar në komisionin hetimor për këtë çështje, prandaj ai duhet të ishte marrë nën hetim nga SPAK-u për këtë abuzim.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here