Zbulohet skema ‘rezervë’ e Berishës për regjistrimin në zgjedhje, deputeti Luan Baçi zbardh strategjinë

0
169

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi thotë se po mendohen disa zgjidhje, në mënyrë që kjo forcë politike të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit.

 

Në një intervistë për Euronews Albania, Baçi u shpreh se një zgjidhje mund të jetë ajo që u provua në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit të kaluar, por nënvizoi se do të institohet fuqishëm që vendimi i gjykatës në Shkallën e Parë të regjistrohet në regjistrin e partive dhe Partia Demokratike të vazhdojë aktivitetin e vet.

“Hap pas hapi, do marrë zgjidhje. Kishim shembullin e 6 marsit, 6 bashki në zgjedhje të parakohshme. U gjet zgjidhja, përveçse e vullnetit politik, kishte dhe zgjidhje juridike. Kjo dhe shumë zgjidhje të tjera janë duke u diskutuar deri në datën ligjore, për t’i dhënë një zgjidhje sa më të drejtë dhe sa më të mirë në favor të demokratëve.

Ne do insistojmë fuqishëm, që vendimi i gjykatës në Shkallën e Parë të regjistrohet në regjistrin e partive dhe Partia Demokratike të vazhdojë aktivitetin e vet e papenguar”, theksoi ai.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here