Kiko zbulon rendin e ditës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare

0
160

Kiko zbulon rendin e ditës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Sapo mori njoftimin për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Kiko nuk gjeti qetësi deri në momentin që zbuloi rendin e ditës së mbledhjes.

1-Rritja e kapaciteteve në kufirin ajror, detar dhe tokësor për të parandaluar dhe goditur flukset periodike dhe masive të emigrantëve britanikë drejt Shqipërisë.
2-Ulja e kuotave të pranimit të infermjereve dhe mjekëve gjermanë në sistemin tonë shëndetësor.
3-Plan veprimi për shpartallimin e veprimitarisë së krimit të organizuar italian, belg, hollandez dhe spanjoll në Shqipëri.
4- Fuqizimin e misionit Alba që monitoron mbjelljen e hashashit në Itali me synim tregun shqiptar
5-Dhënie ekspertize dhe monitorim i reformimit të Europol, Eurojust dhe Zyrës Europiane të Prokurorisë.
6-Paketë magjistrale rekomandimesh konkrete për Bankën Europiane dhe bankat e 27 vendeve anëtare për rritjen imediate dhe substanciale të rrogave dhe pensioneve në Europë.
7- Shqyrtimi i aplikimeve për statusin e vendit kandidat në Ballkanin e Hapur të Gjermanisë, Italisë dhe Francës.
8-Ofrimi falas i personelit kompetent SHBA-ve dhe vendeve te BE-së për forcimin e mbrojtjes dhe sigurise kibernetike nga hakerat iranianë.
9 -Ultimatum Rusisë që të tërhiqet brenda 23 orësh, 22 minutash dhe 21 sekondash nga Ukraina.
10-Paralajmërim Kinës të heqë masat proteksioniste dhe t’i hapë rrugë eksporteve shqiptare aq shumë të kërkuara në tregun kinez
11- Të ndryshme

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here