Soros financoi 54 figura të njohura të medias! Emrat

0
252

Miliarderi majtist ka financuar disa prej figurave mediatike më të njohura në SHBA dhe jashtë.

Kështu bën të ditur rrjeti televiziv Fox News, referuar një studimi të kryer nga MRC Business.

“Mbi 32 miliardë dollarë që miliarderi i majtë, George Soros derdhi në organizatat e tij për të përhapur axhendën e tij radikale të shoqërisë së hapur anembanë globit, kanë dhënë dividentë,” shkruajnë analistët e MRC Business, Joseph Vazquez dhe Daniel Schneider.

“Në fakt, këto financime e kanë ndihmuar atë të krijojë lidhje me disa nga personalitetet më të mëdha të medias në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj, të cilët ndihmojnë në indoktrinimin e miliona njerëzve me pikëpamjet e tij në baza ditore. MRC Business gjeti të paktën 54 figura të shquara mediatike, të cilat janë të lidhura me Sorosin përmes lidhjeve me organizatat që financon ai,” theksojnë Vazquez dhe Schneider.

“Këtu përfshihen personaliteti si prezantuesi i ‘NBC Nighly News’, Lester Holt dhe redaktorja ekzekutive i ‘Washington Post’, Sally Buzbee”.

MRC Business ka publikuar një raport me tri pjesë, që eksploron shtrirjen e ndikimit të Sorosit mbi median ndërkombëtare.

Më herët, raporti zbuloi se Soros ka shpenzuar të paktën 131 milionë dollarë mes viteve 2016 dhe 2020 për të ndikuar në 252 grupe mediatike.

Studimi gjeti të paktën 54 figura mediatike të lidhura me paratë e Soros, mes tyre Christiane Amanpour të CNN dhe bashkëthemeluesin e Bloomberg News, Matthew Winkler.

“Të tjerë emra përfshijnë reporterë, prezantues, analistë, redaktorë, drejtues të lajmeve të medieve të njohura si ABC, CBS, NPR, Bloomberg News, Reuters, New York Times dhe një mori mediesh shtesë,” thuhet në studim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here