“Palët të ulen për të nxjerrë një produkt sa më të mirë që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”

0
84

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, mbështet idenë që Partia Demokratike të ulet në një tryezë me mazhorancën për Reformën Zgjedhore. Çfarë duhet t’i bëjë bashkë palët, sipas tij, është refuzimi i Bruskelit për hapjen e negociatave: “Duhet të ulen bashkë për të nxjerrë një produkt sa më të mirë që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Duka i quan të pamjaftueshme ndryshimet e propozuara tek ligji elektoral nga shumica përsa i përket shitblerjes së votës: “Të firmosë Rama se nuk do të blejë votën, duket si një gjë që nuk do të japë rezultat. Natyrisht, dy gjëra japin rezultat për një reformë të saktë: vullneti politik dhe ligji.

Kreu i PAA-së, kërkon që lidershipi opozitar të dakordësohet edhe për ndryshimin e sistemit elektoral. Prej disa ditësh, grupi i punës së opozitës së bashkuar ka nisur diskutimet për Reformën Zgjedhore, duke trajtuar deri më tani çështje që lidhen me administrimin zgjedhor dhe financimin e partive politike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here