Doktoraturat të bllokuara prej 5 vitesh, Fuga: Është dëmtuar kërkimi shkencor…

0
123

Doktoraturat në Shqipëri janë bllokuar prej 5 vitesh në Universitetet publike apo private. Ministria e Arsimit thotë se i ka mbyllur për shkak se cilësia e doktoraturave të dhëna deri në vitin 2014 ka qenë e dobët. Studimet e ciklit të tretë, që janë studimet e Doktoraturës, janë niveli më i lartë i formimit akademik të kërkuesit shkencor por sipas Ministrisë së Arsimit, nga kontrollet e kryera gjatë vitit 2014, 2015 dhe 2016 asnjë institucion arsimor nuk garantonte cilësinë akademike. Në Universitetin e Tiranës, drejtuesit fajësojnë Ministrinë se nuk ka nxjerrë aktet nënligjore. Mjaft doktoratura janë zbuluar si plagjiaturë, siç ishte rasti i ish-zëvendësministrit të Arsimit Ervin Demo apo të disa deputetëve aktualë të Kuvendit.

Janë këto të dhëna, që sipas Ministrisë së Arsimit, e kanë detyruar ate të marrë masa për ndryshimin e legjislacionit. Sipas saj, me hyrjen në fuqi të ligjit ”Për Arsimin e Lartë” në vitin 2015, krijuan kushtet e nevojshme për reformimin e studimeve doktorale. Masa drastike e bllokimit të doktoraturave me qëllim rritjen e cilësisë, ka sjellë edhe pasoja tek ata që duan grada shkencore në bazë të meritës.

”Janë mbrojtur doktoratura dhe certifikuar doktoratura të bëra pas ligjit të ri sipas ligjit të vjetër dhe degradimi në procedurat e vlerësimit të doktoraturave nga të ashtuquajtura komisione të profesorëve ka marrë përmasa të jashtëzakonshme. Domethënë në këto 3-4 vjet ka një degradim tërësor në vlerësimin e punës doktorale. Jo se nuk ka patur punë të mirë, por vlerësimi bëhej me ligjin e vjetër, një doktoraturë pas ligjit të ri bëhej me ligjin e vjetër gjë që solli një degradim, një formalizëm, një dëmtim i qëllimshëm i punës së Universiteteve”, thotë Profesori Artan Fuga. /TvKlan/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here