Kërpaçi: Në landfillin e Tiranës nuk bëhet incinerim i plehrave, edhe pse kompania paguhet për këtë

0
123

Partia e Lirisë vijon denoncimet e abuzimeve që po bëhen sa i përket veprimtarisë së kompanisë së kontraktuar nga Bashkia e Tiranës për incineratorin e Sharrës

Nga studioja e lajmevë në “Ora News”, nënkryetarja e PL-së Floida Kërpaçi u shpreh se qytetarët e Tiranës paguajnë për çdo proces për plehrat, por “bashkia vetëm i grumbullon për t’i groposur dhe nuk bëhet fare incinerimi i tyre”, tha ajo.

Ndërsa iu referua denoncimeve të bëra një ditë më parë nga deputetja Monika Kryemadhi, Kërpaçi u shpreh se:

“Në ato video që u denoncuan, pamë që kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, nuk i ndan mbetjet, por thjesht i gropos, dhe mundohet të na bëjë që ne të besojmë në atë që thotë ai. Pra, paguajmë vetëm për groposjen e plehrave”.

Duke iu referuar fenomenit të shpopullimit të vendit, Kërpaçi renditi si arsyen kryesore faktin se të rinjtë nuk besojnë më te qeveria dhe po zgjedhin të largohen.

“Të rinjtë e shohin me rrezik të qëndrojnë në vendin e tyre. Partia e Lirisë gjithmonë i ka mbështetur të rinjtë

Po ashtu edhe arsimi jo cilësor një nga arsyet kryesore që të rinjtë po largohen”, u shpreh ndër të tjera nënkryetarja e PL-së, Floida Kërpaçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here