Sot 555-vjetori i vdekjes së heroit kombëtar, Meta: Do të mbetet përherë krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë!

0
150

Kryetari i Parisë së Lirisë, Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve në kuadër të 555-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti.

Në një mesazh në “Facebook” Meta theksoi se sot nderohet kujtimi dhe vepra frymëzuese e simbolit të përbashkët.

MESAZHI I METËS
Në 555-vjetorin e kalimit në përjetësi të Kryeheroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, “shqiptarit më të gjallë ndër shqiptarët e gjallë” nderojmë sot kujtimin dhe veprën frymëzuese të simbolit tonë më përbashkues në mbrojtje të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe identitetit tonë kombëtar. Përcaktuesi vendimtar i përkatësisë tonë europiane, Heroi ynë Kombëtar dhe i Europës së Bashkuar do të mbetet përherë krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here