Cara: S’ka rrugë tjetër, të bëhemi gati për zgjedhje të parakohshme

0
137

Deputeti i Partisë Socialiste, Parid Cara ka ndezur alarmin për zgjedhje të parakohëshme.

Cara thekson se mazhoranca nuk ka rrugë tjetër, por veçse të bëhet gati për zgjedhje të parakohëshme.

Deputeti socialist, me anë të një shënimi në profilin e tij në facbook, shkruan se:  “Çdo ditë që po kalon po bëhet e qartë që Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nuk kanë ndërmend ta votojnë Reformën në Drejtësi. Ata nxjerrin arsye nga më të ndryshmet, përherë nga një të re, si e si të mos e votojnë këtë detyrim që ne kemi përballë qytetarëve shqiptarë”.

Ai thotë “të gjithë e dinë tashmë që halli i tyre i madh është të mos ia lënë Operacionit Ndërkombëtar këtë proces. Basha dhe Berisha i tremben ‘të huajve’, pasi e shkuara e tyre është e mbushur me njolla të zeza që askush nuk i pastron dot. Në këto kushte, unë mendoj se ne nuk kemi rrugë tjetër: ne duhet të bëhemi gati, duhet të nisim sa më shpejt përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme, përfshi këtu edhe referendumin për miratimin e Reformës në Drejtësi. Rrugë të mesme nuk ka”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here