Shensoi largohet nga Kukësi, nuk paraqitet në stërvitje

0
150

Jurges Veizaj

 

Trajneri kosovar është larguar nga ekipi i Kukësit, duke mos dhënë asnjë përgjigje

 Ekipi i Kukësit ka vendosur që të mos e lërë me kaq këtë çështje dhe është ankuar në FSHF

 

 

bylisRe të zeza janë afruar te skuadra e Kukësit. Kjo, pasi pas problemeve me rezultatet tashmë do të kenë edhe problemet me trajnerin. Ekipi verilindor ditën e kaluar është pasuar nga një problem që nuk e ka pasur të njohur më parë. Në seancën stërvitore të skuadrës nuk është paraqitur kosovari, duke krijuar një habi të madhe. Sipas komunikatës për shtyp të klubit, ka qenë vetë tekniku që ka zgjedhur këtë rrugë, duke mos u paraqitur në seancën stërvitore të së hënës. Një vendim ky që duket se nuk do të lihet pa sanksione nga ekipi. Barazimi në ndeshjen e fundit kundër Bylisit, por edhe kontestimi i gjatë i tifozëve ka bërë që Naxhi Shensoi të largohet nga detyra si trajner i Kukësit. Kujtojmë se Naxhi Shensoi mori drejtimin e Kukësit, duke zëvendësuar në pankinë Armando Cungun, ndërsa për sa i përket zëvendësit të përkohshëm të tij, ekipi e ka gjetur zgjidhjen. Pas largimit të Shensoit, burime pranë klubit të Kukësit bëjnë të ditur se skuadra do t’i besohet përkohësisht Sulejman Starovës. Pavarësisht nga blerjet e shumta në merkato, ekipi akoma në vitin 2014 nuk ka realizuar një fitore. Rezultate këto që nuk tregojnë asnjë tregues pozitiv. Blerjet e shumta u duk se do të sillnin në fushë një Kukës të frikshëm. Ekipi prezantoi pak para fillimit të kampionatit plot 8 futbollistë në bllok, duke u dërguar një sinjal të qartë të gjithë pretendentëve për titullin kampion se asgjë nuk do të jetë e lehtë. Futbollistët firmosën zyrtarisht me Kukësin dhe që u prezantua nga presidenti Gjici dukeshin përforcime cilësore. Pierre Boya, sulmues, Peter Sususam, mbrojtës, Uche Henry, mesfushor, Ismail Gata, sulmues, Olabisi Samuel, mbrojtës, Solomon Izucuku, sulmues, Artan Thorja, mbrojtës dhe malazezi Djordje Djikanoviç, mbrojtës. Mirëpo nën drejtimin e teknikut nga Kosova nuk pati asnjë gjë magjike. Shensoi u prezantua në 3 tetor prej presidentit Safet Gjici, në praninë e mediave. Ai ka pranuar kushtet e kontratës dhe e ka nënshkruar atë, me objektivin e daljes kampion për këtë sezon. Kosovari erdhi nga Turqia menjëherë pas ftesës që i bëri klubi, ndërsa në deklaratën e tij të parë falënderon klubin për besimin, duke premtuar se nuk do të mungojnë rezultatet dhe objektivat do të realizohen. Në deklaratën e tij të parë si trajner i këtij ekipi, Shensoi në ditën e prezantimit u shfaq i rezervuar, por nuk nguroi që të pranojë se objektivi është veçse titulli kampion. Gjatë prezantimit ai ka komentuar: “Kukësi ka bërë një emër të mirë dhe që ka lënë gjurmë në futbollin shqiptar dhe më gjerë. Ne kemi një grup të mirë lojtarësh, në bazë të së cilit do të strukturojmë ekipin. Objektivi është i qartë synojmë trofe. Grupi i lojtarëve është i kompletuar e me përvojë dhe unë i besoj atij. Besoj dhe te mbështetja e presidentit dhe investimet e bëra”. Kjo ka qenë dalja e parë e teknikut. Një hyrje e re për Kukësi jete shpresa. Kjo pasi duke pasur shpresa te kosovari po priste një Kukës të ri. Mirëpo ekipi veri lindor pavarësisht formës së mirë në Europa Ligë nuk arriti që të bënte më të mirën. Ekipi në fillim të kampionatit vuante nga forma jo e mirë. Kështu që starti la për të dëshiruar ekipi arriti ta merrte veten më vonë dhe arriti t’i afrohej kreut. Ndeshjet e fundit e treguan edhe më mirë se diçka nuk po shkonte dhe largimi për strategun e verilindorëve duket se ishte gjëja më e duhur.

 

 

 

Soçi 2014

Riesh merr medaljen e dytë për Gjermaninë

Gjermania fiton medaljen e dytë të artë në lojërat olimpike dimërore “Soçi 2014”. Maria Hofel-Riesh ka triumfuar në garën e skive super të kombinuar, duke bërë një paraqitje spektakolare. Skiatorja gjermane nis keq garat eliminatore, por në finale përmbysi gjithçka duke lënë pas austriaken Nikol Hosp dhe amerikanen Julia Mankuso. Me këtë medalje të artë, Gjermania si ekip i bashkohet Kanadasë, Norvegjisë, Holandës dhe SHBA-së. Shtete, këto të cilat po ashtu deri tani kanë fituar dy medalje të arta në Soçi 2014.

 

 

Hakinen: Raikonen, më i mirë se Alonso

Dy herë kampion i Formulës 1 në vitet 1998 dhe 1999, Mika Hakinen ka thënë se Kimi Raikonen do të paraqitet më mirë se Fernando Alonso. Në këtë mënyrë finlandezi do të fitojë kështu garën brenda Ferrarit mes dy prej pilotëve më të mirë aktualitetit. Ish-piloti finlandez beson se bashkëpatrioti i tij do të përshtatet më mirë se spanjolli me rregullat e reja të këtij viti. “Mendoj se stili i pilotimit të Raikonenit është perfekt për motorët turbo e për këtë arsye do ta fitojë duelin me Alonson. Këtë vit, Kimi nuk do të ketë shqetësime ekonomike dhe do të jetë i qetë në pistë”, – theksoi Hakinen. Kujtojmë se Formula 1 do të rikthehet me testet përpara sezonit në datat 19 deri në 22 shkurt.

 

 

Riberi mungon ndaj Arsenalit

Frank Riberi do të mungojë në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit dhe është në dyshim edhe për takimin e kthimit. Mesfushori francez pësoi një dëmtim muskulor në ndeshjen e kampionatit me Nurembergun, të fituar nga kampionët e Evropës në fuqi me rezultatin 2-0. Gjatë takimit, Riberi kishte pësuar një goditje, e cila i kishte shkaktuar një hematomë që cila ushtronte presion mbi një nyje nervore në kofshë. Si rrjedhojë, ai iu nënshtrua një operacioni të thjeshtë gjatë të hënës dhe do të mungojë për 2-3 javë. Bajerni udhëton në Londër për ndeshjen e parë ndaj Arsenalit në datën 19 shkurt, ndërsa pret “topçinjtë” në “Allianz Arena” për ndeshjen e kthimit që do të përcaktojë kush do të fitojë biletën e vetme për çerekfinalet në 11 mars.

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency