Artan Fuga: Ja kë do të votoja në Rrogozhinë po të isha qytetar i saj?

0
395
Nga Artan Fuga
Më pëlqen shumë kjo videoja që i kanë bërë miqtë e vet këtij kandidatit të Foltores në Rrogozhinë, kur ai në gjendje të dehur shan mbarë e prapë politikanët kryesorë në Shqipëri.
Zoti Berisha Po t’i qendrojë atyre që thotë në Foltore duhet të shkojë ta takojë dhe falenderojë! Cfarë nuk të bëjnë miqtë në kohë teknologjish të reja! Cfarë nuk të nxjerr goja kur ke pirë! Bravo i qoftë, tani është i besueshëm! Askujt nuk duhet t’i mbesi qejfi!
Ai nuk shan persona individualë si njerëz. Ai shan kryetarë partish për të cilët ka antipati dhe është zhgënjyer. Në rregull është me veten! Edhe kur shan Sali Berishën e ironizon me gjuhën e tij, popullorçe, si ish lider partie i ish partisë demokratike që ai ka bërë def, i ka dhënë shkelmin, më zgjuarësisht dhe intelektualisht se çdokush tjetër në atë parti, e fut edhe Berishën bashkë me Luli sa kohë ishin në atë ish parti, sikurse thotë, ai dhe pastaj bashkë me ta edhe kryetarë të partive të tjera.
A nuk bëri autokritikë Berisha para militantëve të vet për sjelljen e vet politike ndaj lidershipit të ish partisë? Ja atë cimbos ai i Rrogozhinës. Basha nuk po e bën dot këtë analizë ndërkohë që ai e solli partinë në këtë derexhe. Lëri të tjerët që kanë qenë në atë ish parti! Nuk pres gjë!
Ky i Rrogozhinës është tamam përfaqësues i militantëve politikë kundër partive politike që e vërteta është e thënë nga të gjithë kanë qenë nga pak dhe janë hajde mos them kurva, por kurvicka patjetër, sipas metaforës të Rrogozhinës!
Votat për atë në Rrogozhinë, vetëm ta ndalojë pak të folurin e sinqertë në tavolina miqsh sepse miqtë çfarë nuk të bëjnë sidomos kur dikush u jep ndonjë lek!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here