Tjetër aksident me dëme materiale në aksin Librazhd-Prrenjas

0
112

Ditën e sotme janë 3 aksidente radhazi kanë ndodhur në aksin Librazhd-Prrenjas ku një nga makinat ka dal nga rruga si pasojë e vajit dhe lagështirës.

Shpesh shoferë të cilët udhëtojnë në këtë zonë ankohen për prani të vajit kryesisht nëpër kthesa dhe në ditë me shi bëhet akoma me rrezikshme lëvizja me makinë.

 

Një pjesë dyshojnë se vaji hidhet qëllimisht dhe e njëjta problematikë është dhe në aksin Librazhd-Elbasan.Kompaitë të cilat merren me mirëmbajtjen e rrugës thonë se vaji rrjedh nga makinat në raste aksidentesh.

Ekspertë të ndryshëm jashtë kamerave shprehen se e vetmja mënyrë për të ulur numrin e aksidenteve është që të shtrohet asfalt i ri në këto kthesa.

Të tre aksidentet nuk kanë të lënduar por vetëm dëme materiale.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here