Ish-oficeri padit prokurorët e SPAK: Nuk hetuan zyrtarët dhe u hakmorën

0
151

Ish-oficeri i Policisë së Shtetit, Artur Krasniqi është paraqitur mëngjesin e së enjtes në SPAK duke depozituar një kallëzim për 2 prokurorë. Ish-oficeri Krasniqi pretendon se 2 prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi kanë shpërdoruar detyrën dhe janë hakmarrë ndaj Krasniqit lidhur me detyrën e tij si oficer, për hetimet që ka kryer. LEXO EDHE: Vasili: Mediat heshtën para mega-skandaleve, kanë ngrënë ‘çorbën e qelbur’ të korrupsionit Ndërkohë avokatja e tij Adriana Kalaja përmes një deklarate për mediat u shpreh se kanë paraqitur përpare SPAK dosjen ku vërteton se 2 prokurorët kanë shpërdoruar detyrën duke u hakmarrë ndaj Artur Krasniqit. GJKKO ka kthyer në SPAK për plotësim të hetimeve aktet ndaj Artur Krasniqit, ish-oficerit të arrestuar në kuadër të operacionit “Shpirti”. Po ashtu GJKKO ka shuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij. Krasniqi bëri një kallëzim ndaj prokurorit të çështjes pasi, me dashje, sipas tij, kanë shmangur nga hetimi zyrtarë të zgjedhur, vendorë si dhe drejtues policie. Operacioni “Shpirti” ka ardhur si rrjedhojë e dy hetimeve të mëhershme të trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë. Sipas SPAK, në hetimet e bëra në kuadër të operacioneve “Shefi” dhe “Kulmi”, në mars 2018 dhe qershor 2020, ku janë arrestuar shqiptarë e italianë, hetuesit kanë rindërtuar një tablo të një organizate kriminale ku ishin përfshirë edhe zyrtarët e lartë të policisë. Nga hetimet, që shtruan rrugën drejt “Shpirtit”, janë sekuestruar në total 6 ton drogë e llojit marijuanë, kokainë dhe hashash, vlera e së cilës, e shpërndarë me pakicë, do të shkonte në mbi 55 milionë euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here