Kushi e pranon: Studentët jashtë paketës së mbështetjes

0
171

Ministrja e arsimit Evis Kushi në një konferencë të përbashkët me zyrtarë të ministrisë ka deklaruar se nuk ka një mbyllje të shkollave por ka shkolla të mëdha që happen dhe mbyllen ato që janë me pak nxënës

“Nuk ka mbyllje shkollash, numri qëndron në vend, mbyllen ato që kanë pak nxënës dhe u hapën të tjera më të mëdha,” tha ajo.

Ajo pranoi se ka probleme e laboratorët ekzistues ndërsa tha se ato do të zëvendësohen me laboratorë smart për ë përmirësuar procesin mësimor.

“Për të mbajtur të rinjtë në Shqipëri ne synojmë ndërkombëtarizimin,” tha ajo.

E pyetur se përse nuk u përfshinë studentët në pakon e mbështetjes financiare, ajo tha se ato u përfshinë në mënyrë indirekte nga familjet e tyre që përfituan..

“Studentët u përfshinë te pakoja e madhe në mënyre indirekte, nga familjet e tyre që ishin përfituese,” tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here