Sali Berisha u shpreh se Shkodra nuk bën kurrë gabim të mbështesë Edi Ramën në zgjedhjet e 14 majit.
Berisha tha se Rama nuk do mundet kurrë ta mashtrojë këtë qytet.
Peka: A ka Sali Berisha në analizën e tij një numër, shifër se cili mund të jetë numri i bashkive që do të fitojë në këto zgjedhje?
Berisha: Fitore në mbarë vendin. Se cili do të jetë numri dhe përqindja nuk them kurrë unë. Unë flas për cilësi, sasira, por jo numra dhe përqindje.
Peka: Duket se në Shkodër Rama është investuar maksimalisht me të gjitha grupet e mundshme. A rrezikon opozita në Shkodër?
Berisha: Shkodra nuk bën kurrë gabim të mbështesë Edi Ramën. Nuk mashtrohet dot Shkodra nga Edi Rama. Nuk mashtrohet dot Shkodra.