Tek “Unaza e Re” qendër masazhi ku kryhej prostitucion, vëllai administratori, motra shfrytëzonte punëtoren për seks me para

0
148

Nuk janë të pakta rastet kur policia ka zbuluar qendra masazhi ku ofrohen shërbime ekstra të shfrytëzimit të prostitucionit

Policia njoftoi sot se një qendër e tillë ishte ngritur tek “Unaza e Re” në Tiranë.

Ndërsa vëllai, 23 vjeç ishte menaxheri i qendrës, e motra 5 vite më e madhe akuzohet se shfrytëzonte një vajzë 20 vjeç për prostitucion.

Dy vajzat janë vënë në pranga ndërsa është shpallur në kërkim administratori i kësaj qendre masazhesh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 500 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Shpallet në kërkim  K. H., 23 vjeç

Arrestohet

K. H., 28 vjeçe, motra e administratorit banuese në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

D. L., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here