Replikat/ Komentuesi ‘indinjon’ Kryeministrin: Po të ishe burrë nuk ikje nga zyra….

0
336

Postimi i kryeministrit, Edi Rama në “Facebook”, ku ironizonte me një fotomontazh krerët e opozitës, Lulzim Bashën, Sali Berishën, Edi Palokën, Kreshnik Spahiun, Eduart Ndocaj, etj, nuk është pritur mirë nga disa prej ndjekësve të tij. Por për disa nga kritikët, Rama nuk e ka kursyer përgjigjen.
REPLIKAT NË FACEBOOK
KOMENTUESI: Z.Kryeministër jam dakort që të bëjmë shtet dhe në shumë pika me ty por në vend që të merreni me këto budalliqe duhet të merreni me punësimin me uljen e varfërisë me korrupsionin. Janë mbjellë gjithë kodrinat e Pogradecit me drogë e ruhen nga policia ndërkohë arrestohet një fshatar i varfër pse kishte 2 rrënjë kanabis. Është e drejtë kjo sigurisht që jo. Kjo është policia dhe shteti që krijove ti prandaj thirri mendjes se sot je në pushtet dhe nesër e humb se asnjë nuk është i pavdekshëm.
EDI RAMA: Petrit, une jam ne pune Petrit, sapo inspektova nje kantier ne Shushice te Vlores dhe po te shkruaj nga makina, po ti ku je? Sa per kodrat e Pogradecit do i kesh pare ne enderr vella, ndersa nese ty te duken budallalleqe postimet si ky, ne fakt budallalleku i vertete eshte “Republika e Re” e ketyre qe sheh ne foto, ndersa humori me ta eshte thjesht nje menyre qe edhe ti ta kuptosh budallallekun Mire Petrit, kalo mire dhe shkruaje me kujdes shqipen se je bashkeqytetar i Lasgushit te madh

 

 

KOMENTUESI: Mbahu ti, nga Vlora është rehat të shkruash por rri në zyrë po të jesh burrë ti.
EDI RAMA: Bled, i shkreti ti cfare koncepti paske per burrnine, po s’jemi me ne epoken e kullave mor cun dhe mbi te gjitha, une kam punen time s’kam ngene e “Republikes se Re” te rraqeve te vjetra

KOMENTUESI: Zotëri kryeministër keni sens për humorë, mirpo në momentin e gabuar.
EDI RAMA: Ou! Po pse keshtu Fisnik, kush e percakton momentin per humor?!

KOMENTUESI: S’eshte koha per humor shiko ministrat e rilindjes hashash ne shendesi apo legalizimet falas apo harrove premtimet e djeshme. Populli eshte ne gjende ekstreme ju qeshni. E dime qe PD sberi shume por ju cfare bete keto
EDI RAMA: Williams Shijak Tony, hajde emer hajde, po per keto te tjerat qe shkruan pastaj zor me te madh seriozisht, por sidoqofte nje gje po ta mesoj: 138 mije legalizime FALAS deri tani (21 mije PD-ja jote ne 8 vjet). Shendet Williams

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here