E reja nga Kenia në koma, përfaqësues të ambasadës takim me shefin e Komisariatit Nr.1

0
164

Përfaqësues të ambasadës së Kenias janë paraqitur sot në Komisariatit nr.1  në Tiranë ku kanë kërkuar takim me shefin Petrit Hala për rastin e 22-vjeçares nga ky vend e cila u gjet në gjendje kome në gusht të këtij viti.

Mësohet se përfaqësues të ambasadës së Kenias në Romë, kanë kërkuar informacion për hetimet që janë bërë deri më tani nga autoritetet shqiptare në lidhje me ngjarjen.

Më 13 gusht, e reja u gjet e masakruar poshtë pallatit ku jetonte në rrugën ‘Pandeli Vangjeli’.

Njoftimi në polici u dha nga mikja e saj ndërkohë që një ditë më parë, 22-vjeçarja kishte folur me të ëmën ku ishte shfaqur e gëzuar për faktin se do të kthehej në shtëpi.

E reja kishte qëndruar në një hostel me persona të tjerë në kryeqytet ndërkohë që dyshohet se ka punuar përkohësisht në një kazino në Tiranë.

Pamundësia e të dëmtuarës për të dëshmuar si pasojë e gjendjes në koma, e ka vështirësuar hetimin për identifikimin e personave që kanë masakruar të renë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here