Me video/ Berisha: Si e denoncoi Kastriot Myftaraj ‘ndrikullën e djegësave’ me gjysmë milion euro nën dyshek

0
230

VIDMë 29 mars 2022, gazetari i ndjerë, Kastriot Myftaraj bëri një emision me titull “SPAK të arrestojë dy ‘Stela Gugallet’, Alda Klosi (Çiko) dhe Rovena Beqiraj” në emisionin “Ju flet Moska” në RTV Ora.

Myftaraj tha se SPAK ka lëshuar urdhër-arrestet për disa persona lidhur me aferën e incineratorëve dhe theksoi se Alda Klosi (Çiko) dhe Rovena Beqiraj kanë qenë persona kyç në çështjet e incineratorëve dhe të koncesioneve në këto 9 vite të qeverisjes.

Denoncimin e të ndjerit e publikoi sot edhe kryetari demokrat, Sali Berisha.

“Ja si e denoncoi 9 muaj më parë gazetari i ndjerë, Kastriot Myftari, ndrikullën e djegësave, këshilltaren e Edi Ramës, Alda Klosin, me gjysmë milion euro nën dyshek.

Por ajo mbrohet nga “SKAP-i” i partisë, sepse lidhjet e saj shkojnë direkt tek bosët e paprekshëm të sipërmarrjes së djegësve Rama-Agaçi-Ahmetaj- Veliaj!” shkruan Berisha.

https://fb.watch/hXKqUeeUKk/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here