Tiranë/ Shisnin drogën e paketuar si çokollatë, 5 të arrestuar brenda një dite

0
132

Mbi një kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa e presuar në formë çokollate është sekuestruar në Tiranë në kuadër të operacionit “Miks”

Gjithashtu u sekuestruan dhe 101 gr lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Në pranga kanë përfunduar 5 shtetas të cilët akuzohen se tregtonin lëndën narkotike nëpër rrugët e Tiranës.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policise Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”dhe Komisariatin e Policisë Nr 6, kanë arrestuar në flagrancë 5 shtetas për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të arrestuarit janë Enea Hoxha, 22 vjeç, banues në Tiranë. Eriseld Islami, 31 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë. Ilir Shehaj, 47 vjeç, banues në Fier. Blandi Dorzi, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale prodhim dhe shitje narkotikesh dhe Vjedhje.  Arben Hyka, 39 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për vjedhje.

“Arrestimi i shtetasve të lartë përmendur u bë pasi dyshohen se ushtronin aktivitet kriminal në juridiksione të ndryshme në Tiranë duke tregëtuar tek klient të ndryshëm lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis sattiva. Lëndën narkotike e paketonin në formë çokollate” informoi sot policia.

Sipas policise shtetasi Enea Hoxha, aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar kokainë,  e ushtronte në zonën e Brrylit.

U organizuan shërbimet me qëllim kapjen në flagrancë të këtij shtetasi dhe konkretisht më datë 17.05.2016 rreth orës 18.00 është bërë neutralizmi i tij dhe nga kontrolli fizik i ushtruar, i është gjetur e mbeshtjellë në një qese transparente plasmasi një sasi e presuar ngjyrë e bardhë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.

Shtetasit Eriseld Islami dhe Ilir Shehaj  merreshin me shitje të Lëndëve Narkotike të llojit Cannabis Sattiva të presuar (Çokollate), janë orgaznizuar shërbimet për kapjen e këtyre shtetasve në flagrancë dhe më datë 17.05.2016 rreth orës 22:30 në rrugën “Qemal Stafa” është konstatuar automjeti tip Renault, i cili drejtohej nga shtetasi Ilir Shehaj dhe pasagjer shtetasi Eriseld Islami i cili mbante në dorë një qese plasmasi, pasi i është ushtruar kontroll shtetasit Eriseld Islami, ku brenda në qesen që mbante në dorë janë gjetur 10 (dhjete) pako me lëndë të dyshuar “Cannabis Sattiva” të presuar në formë (Çokollate), gjithashtu i është gjetur një mbeshtjellje me gazetë ku brenda saj kishte bimë të dyshuar “Cannabis Sattiva” në formë bime dhe në formë çokollate.

Sherbimet e policisë në Komisariatin nr 6 Tiranë, më datë 17.05.2016 rreth orës 13:30, kanë konstatuar një automjet tip “Mersedes Benz”, me drejtues mjeti shtetasi Arben Hyka dhe në vendin e pasagjerit ndodhej shtetasi Blandi Dorzi. Gjatë kontrollit të ushtruar mjetit në levën e marshit janë gjetur 2 doza të mbeshtjella me qese brenda të cilave ka lëndë të dyshuar narkotike “Heroinë”.  

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 kg e 70 gr lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva e presuar në formë çokollate. 101 gr lëndë narkotike e dyshuar kokainë. 0.4 gr lëndë e dyshuar heroinë. 6 aparate celularë të markave të ndryshme. 2 automje te markave te ndryshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here