Largimi i Agron Çelës në Shkodër/ Meta: Berisha i mundi edhe pa vulë

0
1127
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u pyet për herë të parë në lidhje me lajmet mbi kalimin e deputetit Agron Çela nga PL drejt Partisë Socialiste.
Meta zgjodhi të jepte një koment të drejtpërdrejtë, por tha se maxhorancën nuk do ta shpëtojë asnjë përpjekje mafioze për të zgjatur kohën e saj në pushtet.
Ai shtoi se në Shkodër, ish-kryeministri Berisha mundi t’i fitonte edhe pa vulë dhe pa seli, duke iu referuar zgjedhjeve të 6 marsit.
“Nuk jam këtu për t’u marrë me çështje që i mbulon zonja Spiropali. Nuk merrem unë me të deleguarën e Rilindjes. Unë merrem me Edi Ramën dhe regjimin e tij, i cili po çmontohet. Nuk e shpëton asnjë përpjekje mafioze që ai bën. Partia e Lirisë do të jetë faktor vendimtar në të gjithë Shqipërinë. Në Shkodër e kudo tjetër që luftohet për të rivendosur llogaridhënien. Sali Berisha i ka mundur i vetëm në 6 mars pa vulë pa seli në Shkodër”, tha Meta.
Ai shtoi se opozita ka kandidatët e fitores.
“Mesazhi im dhe i PL ka qenë i qartë gjithmonë për një bashkëpunim jo vetëm të gjithë aktorëve opozitarë, por dhe më gjerë, aktorët e shoqërisë civile apo grupet e interesit që kërkojnë ndryshim e vuajnë pasojat e kësaj qeverisje që nuk u intereson shumë sigla që mban kryeministri apo kryetari i bashkisë por mbarëvajtja e punëve e familjeve të tyre. Mesazhet dhe nga ana e zotit Berisha kanë qenë të qartë për gjithëpërfshirje bazuar mbi votë dhe votës së lirë por dhe vullnetit për ti shërbyer qëllimit të përbashkët që është çkapja e shtetit.
Kushdo që e ka këtë vullnet e ka prioritet përballjen me këtë regjim mafioz, shkaktar për të gjithë problemet e vendit, e dramën më të madhe të shpopullimit dhe të gjithë bizneseve që janë në krizë të madhe për fuqi punëtore e gjen mënyrën për t’u bashkuar për këtë qëllim të përbashkët. Nëse dikush është peng i Ramës do e ketë të pamundur ta gjejë rrugën ndërkohë që për shqiptarët do ketë dy kandidatë, do jenë kandidatët e shpopullimit pra kukullat e regjimit të Ramës dhe kandidatët e ndryshimit,” tha Meta.
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe kostum
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here