Shkarkimi i Prokurorit/ Shpërthen Paloka: Ky është FUNDI. Rama kapi prokurorinë për të shpëtuar kokën e tij dhe…

0
961

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të Besim Hajdarmataj, i cili njëkohësisht është edhe prokurori që heton Saimir Tahirin.

Vendimi duket se do të sjellë reagime të shumta politike.

Reagimi i parë ka ardhur nga PD. Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka reaguar me një status në Facebook.

Reagimi i Edi Palokes ne Facebook:

Çështja “u zgjidh”; prokurori i krimeve të rënda që gjashtë muaj më parë kërkoi arrestimin e Tahirit sot, sipas mediave, është shkarkuar .

Gjashtë muaj më parë u sulmuan e kërcënuan nga kazani dhe deputetet e Ramës. I sulmuan si “tropojanë” dhe i kërcënuan publikisht me vettingun. Sot ka ardhur akti i fundit.

Gjithçka e paralajmëruar nga PD po vërtetohet pikë për pikë. Rama kapi prokurorinë pikërisht për të shpëtuar Tahirin dhe kokën e tij.

Vettingu nuk po përdoret për të pastruar drejtësinë, por si mjet presioni ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ky është fundi…

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here