Protesta qytetare përpara ambasadës serbe: Të ndalen provokimet në Veri. Rama me ‘Ballkanin e Hapur’, kundër Kosovës

0
152

Një grup aktivistësh të shoqërisë civile kanë protestuar përpara ambasadës serbe në Tiranë, për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Aktivistët kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me situatën, duke bërë thirrje për të ndalur provokimet dhe për të hequr barrikadat.

Marshimi proteste është mbyllur përpara kryeministrisë, ku protestuesit kanë akuzuar kryeministrin shqiptar Edi Rama se me nismën Ballkan I hapur, po mbështet Serbinë.

 

Kjo është protesta e dytë nga shoqëria civile pranë ambasasës serbe për situatën në veri, ndërkohë që protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë të bëjnë thirrje për paqe në rajon.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here