Kushtetuesja/Si e shiti rilindja ushtarin e besuar Dvorani 

0
147

Të gjithë ata që e kanë ndjekur lojën që është zhvilluar në kulisa për të përzgjedhur në Gjykatën Kushtetuese Ardian Dvoranin, kanë mbetur të çuditur kur vendin e tij e zuri, mbrëmjen e së enjtes, profesorja e shkencave juridike, Marjana Semini.

Deputetët socialistë nuk bënë dot 84 vota për të zgjedhur njeriun që Rama e mburrte kudo si heroin e drejtësisë të shpallur nga amerikanët. Në fund të votimit, Dvrorani që i pati shpërbyer socialistëve në betejën kundër ish presidentit Meta, mori vetëm 14 vota, ndërkohë që Semini fitoi katërfishin e kartonëve jeshilë të mazhorancës (58 vota nga 80 deputetë).

 

Këtë “surprizë”, të trajtimit të një besniku si një limon të shtrydhur, lideri demokrat Berisha e shpjegoi, sipas stilit të tij folklorik, me djegjen që po i bën Rama të gjithë personazheve që e kanë mirë me SHBA-në, apo atyre që dëgjojnë fjalën e ambasadës. Ndonëse për të bërë diversion Berisha përmendi ‘spiuno fobinë” e Ramës, e vërteta është pak më ndryshe.

Rilindasit me urdhër nga lart e mbrojtën deri në fund Ardian Dvoranin, që jo vetëm e kishin projektuar si gjykatës kushtetues, por donin dhe ta zgjidhnin në krye të këtij institucioni.

 

Për të kuptuar këtë mbështetje pa fre dhe limit duhet njohur pak mënyra se si ligji parashikon zgjedhjen e një anëtari të ri të kushtetueses. Fillimisht, kandidatët për këtë post i nënshtrohen një gare dhe një pikëzimi në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED). Në këtë institucion që prezumohet gjoja të jetë i pavarur u zhvillua një pjesë e lojrave. Kështu përshembull kandidates Semini që njihet për anglishten e saj pothuajse perfekte, madje ka mbrojtur edhe në Bruksel arritjet e shkollës së magjistraturës në këtë gjuhë, pikët iu ulën pikërisht në përdorimin e anglishtes. Një manovër tjetër u zhvillua për përjashtimin nga KED, të anëtares së këtij institucioni, Marsida Xhaferllari, e cila ka pasur një konflikt të vjetër me Dvoranin. Një tjetër besnik i partisë në krye të KED, kreu i këtij këshilli, Sokol Binaj, ia hoqi asaj të drejtën për të marrë pjesë në pikëzimin e kandidatëve, nga frika se ajo mos ulte votat e Dvoranit.

E megjithëatë, këto përpjekje dhe kulisa  Dvoranin nuk e çuan më shumë se të dytin në renditejen e KED. E para doli profesore Marjana Semini, prej mëse 22 vjetësh drejtuese dhe pedagoge në Shkollën e Magjistraturës, pedagoge në Universitetin e Tiranës dhe në Shkollën Kombëtare të Avokatisë.

 

Por sipasi ligjit, kuvendi mund ta zgjidhte Dvoranin vetëm nëse arrinte të bënte 84 vota, përndryshe, nëse askush nuk mundej të merrte këtë shumicë të cilësuar, në fuqi mbetej lista e KED dhe e renditura e para emërohej direkt gjykatëse kushtetuese.

Këtu filloi puna e lobingut, e atyre mënyrave që Yuri Kim i konsideroi si metoda “fikësuese apo joshëse për të kapur drejtësinë”. Nga 77 vota që kontrollon, Ramës i duheshin edhe 7 të tilla nga tregu çam, apo nga PD-ja për të plotësuar votat e Dvoranit. Pikërisht për këtë deputeti Gazmend Bardhi, me një sens të mprehtë politik, akuzoi kryeministrin, sy më sy, se po përdorte olikarkët për të blerë votat që duheshin për zgjedhjen e Dvoranit. Ai përmendi me emër Samir Manen dhe Salillarin si njerëzit që ishin përfshirë në proces. Gjakrat u nxehën, kryeministri doli nga binarët dhe kjo rritje e tensionit e bëri të pashmangshme braktisjen e sallës nga PD-ja.

Pra, që nga ky moment ai që do të bashkonte votat me Ramën, në favor të Dvoranit do të tregohej me gisht.

 

I mbetur pa mbështetjen e nevojshme në numra dhe duke pasur mbi supe peshën e arkitektit të blerjes së votave, shefi i qeverisë ndryshoi qëndrim 180 gradë. Ai i urdhëroi të tijët, që deri sa nuk e përmbysnin dot listën dhe nuk e çonin dot në kushtetuesese, do qe e kotë të votonin për kandidatin e paracaktuar.

 

Nderi i nëpërkëmbur i Ardian Dvoranit kishte fare pak rëndësi. Kur nuk duhej më ai s’kishte pse dilte as i pari me votën e PS-së. Kështu ndodhi që heroi amerikan i drejtësisë mori vetëm 14 vota socialistësh, ndërkohë që Marjana Semini fitoi katërfishin e kartonëve jeshilë të mazhorancës.

 

Por, kjo nuk do të thotë se gjatë gjithë procesit Partia e harroi Dvoranin, ajo thjeshtë nuk u kujdes për reputacionin e tij, kur e pa se u bë i papërdorshëm për momentin.

Si u votua ne kuvend per anetarin e ri te kushtetueses

 

Marjana Semini mori 58 vota

 

Ardian Dvorani mori 14 vota

 

Arta Vorpsi mori 2 vota,

 

6 vota u cilësuan si të pavlefshme

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here