Berisha: PD do të konsolidojë arsimin e lartë. 5% të GDP-së për arsimin, dhe 4-fishim të buxhetit për kërkimin shkencor

0
119

Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi disa nga pikat e programit për arsimin e lartë në Shqipëri.

Gjatë takimit me pedagogë dhe arsimtarë, Berisha tha se PD ka për qëllim të konsolidojë arsimin e lartë.

Berisha tha se në qeverisjen e PD, GDP për arsimin do të rritet në 5%, ndërsa do të katërfishohet buxheti për kërkimin shkencor.

“A mund të lejojmë ne një katastrofë të tillë më sistemin arsimor të lartë të vendit. Unë jam i bindur që nuk do ta lejojmë. Një përpjekje sindikata e pavarur e bëri. Një përpjekje e dytë më e madhe nga universitetet është jetike për arsimin e lartë në Shqipëri. Ju garantoj se PD-ja do ta ketë në qendër të programit të saj, konsolidimin e arsimit të lartë, të kërkimit shkencor.

Buxhetin jo më pak se 5% të GDP-së për arsimin. Së paku 4-fishimin e buxhetit për kërkimin shkencor dhe natyrisht mbështetje e fuqishme për studentët. Aktivizim i programit ‘Brain gain’, por duke bërë gjithçka që truri që ka mbetur këtu, të mos na rrjedhë, por të qëndrojë këtu. Të konsilodojmë arsimin, universitetet si qendra të fuqishme zhvillimore të vendit. 

 Universitetet kanë qenë dhe janë promotor thelbësor të zhvillimit të një rajoni, vendi apo me radhë. Tani thotë të krijojmë universitetin e madh, ti bashkojmë. Anti tendencë. Po pse kërkohet të bashkohet, kërkohet sepse u është vënë syri atyre pasurive publike që kanë dhe kërkon ti rrëmbejë. Kërkon ti japë me koncesion universitetet, ti dorëzojë në duart e mafias, që të vijnë bosët e mafias dhe të marrin universitetin me qëllimin e vetëm për të shfrytëzuar facilitetet që ato kanë“, u shpreh Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here