Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu dhe deputeti socialist Ilir Përndavinji kanë dhunuar deputetin demokrat Edmon Spaho në momentin që ky i fundit po i regjistronte gjatë një aktiviteti të paligjshëm elektoral.
‘Në fushën e sportit të Vreshtasit janë lajmëruar të mblidhen gjithë traktoristët e Bashkisë Maliq me gjoja regjistrimin që do t’ju bëhet për t’u bërë targat. Të gjithë traktrorët u mblodhën këtu, i mblodhi Gëzim Topçiu dhe u kërkoi të votojnë për të. Ky është një aktivitet që s’ka lidhje fare me bashkinë, as me deputetin Ilir Përndavinji apo kryetarët e njësive administrative. Është një aktivitet i palejuar që zhvillohet në kuadër të fushatës elektorale’,tha deputeti Spaho në një reagim për mediat.