Berisha në Këshillin Kombëtar: U përdorën të gjitha mjetet që PD të vendosej nën kontrollin e qeverisë, por dështuan

0
116

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, kreu i kësaj partie Sali berisha foli për sfidat që kjo forcë politike ka përjetuar përgjatë këtij viti. Ai tha se u tentua me të gjitha mënyrat që PD të vendosej nën kontrollin e qeverisë, por dështuan

“Ne mblidhemi sot pas 1 viti përpjekjesh intensive, pas 1 viti në të cilin ne së bashku ja dolëm të transformojmë PD-në, nga një forcë politike e cila kishte hyrë në një letargji, për të mos thënë në një agoni, në një opozitë të vërtetë, të fuqishme, në një opozitë e cila rivendosi në themelet e saj, riktheu vlerat mbi të cilat ajo ishte themeluar.

Ky ishte një vit i vështirë për PD-në. Do ta quaja një vit të paprecedentë në historinë e një force politike. Kundër saj, për ta mbajtur atë fasadë opozitë, u përdorën të gjitha mjetet, u përdorën i gjithë potenciali korruptiv i qeverisë më të korruptuar në Europë. U përdor i gjithë potenciali kriminal, i qeverisë më të lidhur me krimin në Europë. U përdor mafia ndërkomvbëtare e Sorosit. Të gjitha këto në funksion të një regjimi i cili ka vendosur monizmin e plotë në Shqipëri. Në funksion të një regjimi që ka vendosur praktika genocidale për qytetarët shqiptarë, me qëllim që ata të largohen nga vendi i tyre.

Të gjitha këto, duke përdoru çdo lloj, të tre pushtetet, apo për të mos thënë të gjitha pushtetet, në mënyrë që forca jonë politike të mos ngrihej në këmbë, të mos ishte sovrane, mos ishte një forcë politike qëndrimet e së cilës ti përcaktonin bizneset e kryetarit me mafian shtetërore, qëndrimet e së cilës, ti përcaktonin korrupsioni, mafia e Soros, armik i egër i vlerave demokratike dhe interesave kombëtare të shqiptarëve.

Rrallë ndonjëherë mund të ketë ndodhur që të jetë ushtruar një presion i tillë ndaj një force politike. gjithçka zhvillohej që kjo forcë të vendosej në kontrollin e plotë të qeverisë dhe mafias qeveritare. Kushdo tjetër të vendoste, por jo shqiptarët. E kam fjalën këtu për shqiptarët që i thonë vendit të tyre atdhe dhe që besojnë se mundin dhe djersën e tyre, në këtë vend mund të ndërtohet e ardhmja.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here