Ndaleni këtë turp! Alibeaj thotë se zhvilloi takim me strukturat në Durrës, në sallën e lokalit 30 persona gjithsej!

0
298

Enkelejd Alibeaj dhe minigrupimi që e ndjek nga pas me sa duket do e vazhdojnë pa ndalim farsën e “PD së vërtetë”, një panoramë e cila prej kohësh është kthyer në qesharake.

Nuk ka shqiptar, kushdo qoftë përkatësia e tij politike, që nuk e di që Alibeaj nuk ka as mbështetjen minimale ne PD e aq më pak të hyjë në garë elektorale për të përfaqësuar demokratët. Baza i ka braktisur totalisht, ndërsa mbledhjet i zhvillojnë skutave.

Por kjo farsë duhet të ndalet se jo vetëm po njollos emrin e PD por duket qartazi që është nje skemë e Ramës për ti prishur sadopak punë PD-së zyrtare ne zgjedhje. Do thoni aq pak vota sa ka Alibeaj nuk ndikojnë? Mos harroni qe ka bashki që janë ndarë edhe me 100 apo 200 vota, dhe këtu hyn në lojë Alibeaj.

Ndaj dhe gjykata duhet ti jape sa më parë zgjidhjen kësaj çështje e ta hedhë poshtë atë padi të pavlefshnm në apel duke u dhënë të drejtë vullnetit të demokratëve që u shpreh masivisht ne Kuvendin e 11 dhjetorit te vitit të kaluar dhe gjatë zgjedhjeve të 6 marsit.

Ky turp duhet ndalur, se për më tepër po kthehen në qesharakë. Ja shihni pamjet nga takimi i djeshëm i Alibeajt me ato që ai quan strukturat e PD në Durrës. As 30 persona në sallë!

“Dje prezantimin e e kryetarit te deges se PD Durres Joni Myshketa. I riu durrsak qe do te drejtoje nje nga deget me te rendesishme dhe vitale te demokrateve. Takimi j djeshem me pjesmarrjen dhe Fred Xhaferrit i deleguari i qarkut dhe sekretarit organizativ Flamur Hoxha i sherbeu dhe procesit te riorganizimit te PD-se ne Durres. Demokratet po kalojne nje periudhe te veshtire mes problemeve te brendshme, por nje gje eshte e qarte: perballe nesh qendron Edi Rama ne krye te nje regjimi qe po i varferon dhe largon shqiptaret cdo dite e me shume. Vetem nje ndryshim rrenjesor, me alternativen dhe mendësinë e nje klase te re politike do te mund te risjelle shpresen dhe mireqenien e merituar per shqiptaret.”, shkruante Alibeaj.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0FpmcJWiQwhweWsLBs4vZz73bb7ZjPkSjX65ftjtBfUAUAtCSXJw8Xpz5BbuxP3Frl&id=100047342912096&mibextid=Nif5oz

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here