Shiu shkakton përmbytje, bllokim rrugësh dhe ndërprerje të energjinë në qarkun e Elbasanit

0
119

Në qarkun e Elbasanit ka pasur reshje shiu të vazhdueshme që prej orëve të para të mbrëmjes dhe kanë qenë me intensitet mesatar e të lartë.

Si pasojë ka pasur 2 raste ndërhyrjesh për normalizimin e situatës. Tek ura e Shkumbinit në aksin Elbasan-Cerrik një biznes rrezikonte përmbytjen dhe në fshatin Mjekes, Shirgjan një banesë rrezikonte futjen e ujit në banesë.

Në dy rastet është ndërhyrë nga punonjësit e zjarrfikëseve Elbasan. Situata është ne monitorim pasi reshjet vazhdojnë.

Akset rrugore janë të hapura për qarkullimin e mjeteve, por gjatë natës ka pasur prani inertesh në aksin Elbasan-Qafë Thanë, Elbasan-Gjinar, Gramsh-Moglice të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese.

Në furnizimin me energji elektrike ka disa ndërprerje për shkak të defekteve në Rrajcë bashkia Prrenjas, Sterblevë bashkia Librazhd, Mollas bashkia Cerrik, Shushicë bashkia Elbasan. Ne terren janë punonjësit e OSHE të cilët po punojnë për riparimin e defekteve.

Momentalisht nuk paraqesin problem prurjet e lumenjve e te përrenjve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here