Editoriali i Yuri Kim për korrupsionin, Kraja: Uroj që Ambasadorja të nxjerrë mësim nga gabimet në të shkuarën

0
134

Akil Kraja, drejtor Kabineti në PD thotë se reforma në drejtësi nuk po funksionon dhe se korrupsioni nuk po ndëshkohet.

Duke komentuar editorialin e ambasadores Yuri Kim, Kraja tha për Rtv Ora se uron që diplomatja të nxjerrë mësive nga gabimet në të shkuarën në lidhje me këtë reformë.

Kraja: Korrupsioni është një sëmundje e cila po e gjunjëzon Shqipërinë. Sa më parë të dalim aq më mirë është. Uroj që ambasadorja Kim të jetë në një predispozitë nxjerrjesh mësimesh nga gabimet e shkuara, nga eksperiencat e shkuara, nga gjithçka e cila ishte reforma në drejtësi. Pritshmëritë janë aty, njerëzit e shohin vetë.

Ministra të lidhur me aferën e incineratorëve, ministra të lidhur me afera të tjera si kjo e portit të Durrësit, çështja e koncesionit të Butrintit, investitorët strategjikë. Janë me dhjetëra raste që nuk janë hetuar nga SPAK që do të thotë se reforma në drejtësi nuk po funksionon, korrupsioni nuk po ndëshkohet.

Kraja nënvizon se Ambasadorja Kim pa pasur një përfshirje intensive në çështje të politikës në Shqipëri.

Dhe kjo përfshirje sipas tij sot shoqërohet me të tilla surpriza si deklarata e Ministrisë së Jashtme për nisjen e procedurave për zëvendësimin e diplomates amerikane.

Kraja: Nuk ka ndodhur ndonjëherë që Ministria e Jashtme të bënte këto deklarata, ta shihja këtë deklaratë në marrëdhënien e çuditshme që u ndërtua nën qeverisjen e Edi Ramës me ambasadoren Kim.

Sa i takon sulmit fizik ndaj zotit Berisha, ai thotë se të gjitha provat dhe faktet provojnë se ka qenë një atentat politik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here