“Gjeopolitika e madhe e Shqipërisë së vogël!” Fuga: Të shpresojmë se nuk do të shqyhet!

0
165

Nga Artan Fuga:

Gjeopolitika e madhe e Shqipërisë së vogël!
——-
E gjitha kjo zamalli për dështimin e çeljes së negociatave, veç të tjerash, pati një dritë ndriçimi për të gjithë ata që ende nuk nanurisen nëpër rrjetet e propagandës politike dhe të delireve të vjeshtës!

Ishte një eksperiment i përmasave reale që historia ta fal shumë rrallë.

Shqipëria ndodhet mes fuqive të mëdha botërore në një zonë të ndërmjetme dhe tërhiqet në drejtime të kundërta!

Të shpresojmë se nuk do të shqyhet sikurse i ka ndodhur disa herë në histori!

Me rëndësi të madhe gjeopolitike globale dhe shumë e vogël për të ndjekur një trajektore sovrane.

Një copë ashkël në një oqean ku notojnë Titanikë!

Në këtë rast janë shfaqur së paku pesë a gjashtë Fuqi të Mëdha që tërheqin në drejtime jo gjithmonë konvergjente, madje disa edhe divergjente.

Klasë politike e pafuqishme, si në 1920, 1937, 1942, 1960, e kështu më tej.

Që nuk ka mundur deritani të vendosi në koherencë dhe konsensus të gjithë faktorët që ndikojnë në progresin e saj.

Unë uroj që të gjitha palët përveçse dokrrave elektoraliste që na thonë ne miletit, në vetvete të jenë të qartë se çfarë ka ndodhur!

Poqese mendojnë sikurse deklarojnë, vaj hallit për ne!

Nuk do të dinim se ku jemi dhe çfarë na pret në 50 vitet e ardhëshme!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here