Bylykbashi: Në këtë 11 dhjetor ngrihemi sërish së bashku në mbrojtje të pluralizmit demokratik

0
165

Nga Oerd Bylykbashi

Ndoshta eshte e lehtë ta kuptosh dimensionin e jashtëzakonshëm të vendosjes së pluralizmit në 11 dhjetorin e sotëm, apo edhe në 11 dhjetorin 2021 të stadiumit Air Albania.

Por ishte e vështirë ta rrokje rëndësinë e asaj që ndodhi në atë 11 dhjetor të 32 viteve më parë kur u shpall themelimi i PD.

Atë ditë lindi pluralizmi politik, themeli i lirisë së shprehjes së mendimit të lirë, lirisë për të zgjedhur me kë të bashkohesh për të çuar përpara idetë politike, në një garë të drejtë për të zgjedhur mes platformash konkuruese, e këtë zgjedhje ta bësh i lirë, në fshehtësi, e vota jote të jetë e barabartë.

Ky ishte pluralizmi si themeli i ndarjes së pushteteve dhe shtetit të së drejtës.

Përkujtimi sot i 11 dhjetorit 1990 është më shumë se një “gëzuar”.

Sot përkujtimi i këtij përvjetori është një sirenë alarmi se vetë pluralizmi demokratik është në rrezik!

Në këtë 11 dhjetor ngrihemi sërish së bashku në mbrojtje të pluralizmit demokratik!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here