Ambasada amerikane, mesazh me rastin e 8 Dhjetorit: SHBA qëndron krah për krah me popullin shqiptar!

0
102

Ambasada amerikane në Tiranë  theksoi sot  se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar ndërkohë që ai hedh hapat drejt anëtarësimit në BE.

Mesazhi i ambasadës u dha me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës Kombëtare të Rinisë në Shqipëri.

Në të thuhet: “Sot, Shqipëria shënon Ditën Kombëtare të Rinisë. Vetëm 32 vite më parë, studentët dhe të rinjtë shqiptarë protestuan kundër njërit prej regjimeve komuniste më mizore të Europës, duke nisur rënien e tij dhe duke u bërë protagonistë të një momenti shumë të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë.

Më 8 dhjetor, ne nderojmë guximin e atyre studentëve që kërkuan ndryshime politike dhe demokraci për vendin e tyre. Të rinjtë sot vazhdojnë të formësojnë të ardhmen e vendit dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar ndërsa ju hidhni hapin tjetër të rrugëtimit tuaj demokratik drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here