U arrestua pas protestës/ Alfred Pllumbi i drejtohet Veliajt: Zvarranik që do largohesh si kryehajdut

0
58

Alfred Pllumbi, anëtari i Kryesisë së Degës nr. 2 të PD-së, ka folur për mediat pas arrestimit nga policia për shkak të pjesëmarrjes në protestën kundër Veliajt.

Pllumbi iu drejtua Veliajt nga selia blu duke e quajtur një zvarranik që ngjitet në majë dhe që shumë shpejt do të jetë një zvarranik që do të dështojë, si hajduti më  madh i grupit të strukturuar kriminal të bashkisë së Tiranës.

“Erion Veliaj, je fakti konkret se si një zvarranik ngjitet në majë, por do jesh dhe realisht një zvarranik që do të dështosh dhe do të rrëzohesh me turp, si hajduti më i madh i grupit të strukturuar të hajdutëve në Bashki të Tiranës.

Pushteti i policisë, kërcënimet dhe arrestimet dhe ato çka ke bërë nuk na trembin, përkundrazi na kanë bërë më të motivuar e më të fortë. Të jap garanci dhe siguri se ne të gjithë sëbashku nuk do të tërhiqemi pa u larguar nga bashkia ti Erion, si dështak dhe kryehajdut”, deklaroi Pllumbi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here