Metaliaj: 14 maji do të mbetet gjatë në historinë e popullit lezhjan si një ditë e zezë

0
100

Deputetja e PD Lindita Metaliaj në një postim në një postim në Facebook pas mbylljes së procesit zgjedhor deklaroi se 14 maji do të mbetet gjatë në historinë e popullit lezhjan si një ditë e zezë në thellim të diktaturës.

“14 maji do te mbetet gjate ne historine e popullit lezhjan si nje dite e zeze ,ne thellimin e diktatures!
Te dashur miq,demokrate e jo demokrate qe votuat alternativen tone per te ardhmen e Lezhes!
E keqardhur qe nuk ja dolem !

Fatkeqesi qe vota e lire nuk triunfoi mbi makinerine e shtetit mafioz !
Fatkeqesi qe demokracia e brishte u sulmua keqas nga te gjitha anet !
Krimi elektoral u riperserit ne Lezhe dhe ne te gjithe Shqiperine !
Shantazhi dhe presioni dominoi mbi lirine e mendimit !
Vota u orientua nepermjet intimidimit dhe diktatit!

Administrata dhe funksionaret shteterore vendore dhe qendrore u instaluan ne Lezhe ne te gjitha anet !
Perdorimi i aseteve publike ,i fondeve publike ,lejet e ndertimit ,legalizimet ,parate e termetit ndikuan paster tek liria e votes !
Kriminelet me mbeshtetje qendrore dhe vendore ushtruan terror ne qytet dhe fshat !
Parate e krimit ,droges dhe korrupsionit u hodhen lume !
Euro arriti nivelin me te ulet te kembimit valutor deri diten e zgjedhjeve dhe rritjen me te larte menjehere te nesermen !

Nderkohe qe fushata jone ishte dinjitoze me qytetaret dhe per qytetaret !
Ne beme nje fushate te paster ,por terreni ishte i minuar dhe i inkriminuar !
Nuk kishim dyshime qe dyshja e inkriminuar Ndreu – Manja do te perdornin çdo makinacion qe vetem soji i tyre mund ti bente !
Megjithate ne besuam te reagimi qytetar me voten e lire !
Ne fakt Lezha reagoi ,dhe fort madje ,por varferia ta minon dinjitetin dhe ti neperkemb vlerat shpesh here !

E megjithate ne duhet te jemi kryelarte sepse morali yne eshte i paster!
Ne nuk blejme vota !
Ne shtrenguam duart e njerezve kudo ne qytet e fshat ,i pame ne sy dhe i degjuam hallet e tyre !
Alternativa jone ishte me e mira pa asnje diskutim!
Dr Pashk Gjoni ishte kandidatura e duhur dinjitoze ,me e mira per Lezhen !
Krenare te bashkepunoja me dr.Pashk Gjonin ne kete fushate .
E privilegjuar per kandidaturen dinjitoze qe pata nderin ta prezantoja tek çdo takim elektoral .
Kjo beteje nuk ishte vetem e dr.Pashkut ,por ishte beteja e jetes per secilin prej nesh !

Ishte beteja per te ardhmen e familjeve tona ,per te ardhmen e qytetit tone Lezhes.
Ishte beteja e mbijeteses se Partise Demokratike e cila u godit nga te gjitha anet , u shigjetua nga institucionet kombetare dhe nderkombetare .
Ne u perballem me makinerine shtet ,si nje force politike me mbeshtetje ne baze ,por nga ana tjeter gjykata politike e Rames na mori vulen ,siglen dhe fondet e fushates .
E privilegjuar qe bashke me strukturat e Partise Demokratike drejtuam nje fushate model per mundesite dhe situaten politike ku ndodheshim !
Falenderuese pa fund per te gjithe bashkepunetoret e mi te Partise Demokratike kudo ne qytet dhe fshat !

Se bashku punuam fort ,u perpoqem maksimalisht per te fituar por fatkeqesisht mafia e shnderruar ne shtet dhe shteti ne mafie dominoi mbi qytetarine dhe vlerat demokratike !
Te dashur miqte e mi.
Sot eshte momenti per reflektim dhe per nje analize te thelle ne detaje .
Nuk duhet te dorezohemi ,humbem nje sfide por beteja jone vazhdon !
Une do te jem nje ze edhe me i forte per Lezhen dhe lezhjanet !
Nuk do te hesht dhe nuk do te ndalem para askujt dhe asgjeje !
Nuk me tremb askush ne betejen time ,duke filluar nga kryeministri deri tek kriminelet e vegjel rilindas ne bashki e kudo tjeter.

Pafund mirenjohese dhe falenderuese ,strukturave te Partise Demokratike ,popullit lezhjane per mbeshtetjen ,inkurajimin dhe perkrahjen e jashtezakonshme ne keto dite te veshtira !
Zoti ju bekofte ju dhe familjet tuaja !

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here