Mediat e huaja lajm të parë plagosjen e Berishës: u sulmua pak para protestës anti-qeveritare

0
199

Mediat e huaja lajm të parë plagosjen e Berishës: u sulmua pak para protestës anti-qeveritare.

“Lideri i Partisë Demokratike dhe i opozitës shqiptare, Sali Berisha u sulmua të martën në protestën e thërritur kundër qeverisë.”- ky ka qenë titulli kryesor i mediave botërore, që i kushtuan një hapsirë të rëndësishme protestës së mbajtur nga opozita shqiptare në ditën që në Tiranë mbahej samiti i BE- Ballkanit Perëndimor.

 

Amerikanet si Ëashington Post, ABC etj., shkruajnë se lideri i opozitës shqiptare u sulmua teksa kishte mbledhur në shesh mijra protestues për krizën e çmimeve, shpopullimin e vendit dhe qeverinë e korruptuar.

 

Protesta e opozitës dhe incdenti i ndodhur që në nisje të saj është pasqyruar gjerësisht edhe nga mediat britanike. REUTERS, The Telegraph, The Indipendent etj shkruajnë se populli shqiptar u ngrit në protestë kundër qeverisë teksa mbahej Samiti, por një person ka shkaktuar incident duke qëlluar me grusht liderin e opozitës Sali Berisha.

 

Ndërsa mediat italiane ANSA, RAI e të tjera kanë shkruar se ish-Kryeministri shqiptar dhe Kryetari i Partisë Demokratike, forca kryesore opozitare – Sali Berisha – u sulmua sot në nisje të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës. Ansa thekson se Berisha vazhdoi protestën më fytyrën e gjakosur.

https://www.washingtonpost.com/world/albanian-opposition-leader-attacked-during-anti-govt-protest/2022/12/06/894ac4ba-7566-11ed-a199-927b334b939f_story.html

https://www.independent.co.uk/news/world/americas/us-politics/ap-european-union-tirana-edi-rama-antony-blinken-b2239825.html

https://www.dailyliberal.com.au/story/8010200/albanian-opposition-leader-punched-in-demo/?cs=111&fbclid=IwAR2We10Jyy1-iqGEcp0jRjuzSC2TBht2G_32CQJ2cP_styjVGa0mMLT7NS8

https://www.giornaledibrescia.it/italia-ed-estero/albania-aggredito-leader-opposizione-berisha-1.3816114

https://www.lasicilia.it/mondo/news/albania-aggredito-leader-opposizione-berisha-2013448/

https://www.ansa.it/sito/notizie/mondo/2022/12/06/albania-aggredito-leader-opposizione-berisha_f01dbd67-6a71-44af-96b1-247b253b7147.html

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here