Shehaj: Rama sulmon Hysenbelliun por nuk prek kullat pa leje në mes të Tiranës

0
119

Brisida Shehaj, komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv ndërhyrjen e IKMT në Prestige Resort duke shembur restorantin e hotelit.

 

Brisida Shehaj tha kjo që ka ndodhur sot është skandaloze ndërsa shtoi se mediat e Hysenbelliut nuk janë nën hetim për evazion dhe nuk kanë çështje penale të hapura.

Kemi tek liqeni kulla që s’kanë fare leje, ndërkohë në kodrat e Tiranës dhe afër disa hoteleve që nuk ngeli ministër e kryeministër pa zbarkuar në inagurime, është ndërtim 100 për qind pa leje e nuk prishet.

 

Ai thotë do bëj VKM për ta sekuestruar dhe t’ia vë në shërbim qytetarëve, pse nuk e sekuestroi dhe resortin, pse nuk i dha mundësinë zotërisë të paguante detyrimet, ose të kishte proces gjyqësor.

 

Nëse Hysenbelliu për aq sa ka dalë nga leja na çon në Strasburg, nga 30 mln euro i shkon fatura 90 mln euro e paguajmë ne dhe thotë faleminderit Edi Rama.”-tha Shehaj.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here