25-vjeçarja që shfaq e revoltuar para kryedemokratit: Rama demoralizoj rininë. Basha është shpresa për ne

0
112

Kamela Troka është 25-vjeçarja, e cila u shfaq mjaft e revoltuar në Fier përballë kryedemokratit Lulzim Basha, gjatë takimit elektoral masiv.

Në një prononcim për FaxNews, Troka tha se ky demoralizim i vjen nga papunësia prej tetë vitesh nën drejtimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Troka tha se në këtë mënyrë dëshiron që të reagojnë të gjithë të rinjtë dhe të kërkojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

“Ashtu si unë, edhe të rinjtë janë të revoltuar, e di. Por këtë zë të brendshëm nuk duhet ta mbajmë për vetë, por ta shfrytëzojmë. Unë Bashën e shikoj si një shpresë dhe një frymë për rininë shqiptare, e cila duhet të kërkojë të ardhmen në Shqipërinë tonë të bukur. Jam zhgënjyer në tetë vitet e qeverisë Rama. Rama justifikohet se nuk e la virusi të punojë. Ku janë vendet e punës në këto tetë vite? Të qenurit pa punë më ka shtyrë që të reagoj. Dua që të rinjtë të ngrihen dhe të kërkojnë të drejtën e tyre,” tha Troka.

Troka tha një ditë më parë përpara Bashës se ishte e demoralizuar me këtë qeveri. Ajo kërkoi ndryshim dhe tha se këtë gjë e shikon te Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here