Hakerat iranianë publikojnë patentat e shqiptarëve dhe japin mesazhin: Keni një qeveri të korruptuar

0
133

Hakerat iranianë kanë publikuar të dhënat lejeve të drejtimit për 58,374 qytetarëve shqiptarë në një dokument prej 1081 faqesh.

 

Aty përfshihen të dhënat si numër identifikimi, emër, atësi, mbiemër, datëlindje, grup gjaku, vendlindje, vendbanim, numri i patentës, data e lëshimit dhe data e skadencës së lejes.

Në dokumentin e publikuar në faqen e tyre në Telegram “HomelandJustice”, hakerat kanë shtuar edhe një tekst në të cilin thonë:

“A është më e rëndësishme për ju siguria e terroristëve sesa siguria e “shpikësve” shqiptarë?

Ju nuk jeni të gatshëm të paguani çmimin e sigurisë dhe sigurisë së njerëzve tuaj.

 

Atëherë, si e shpenzoni thesarin e qeverisë për mbrojtjen dhe promovimin e terroristëve?

 

A do të thotë kjo gjë tjetër përveç korrupsionit qeveritar?

 

#Drejtësia në vendlindje”

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here